Procesi i votimit është mbyllur rreth dy orë e gjysmë më parë dhe tashmë të gjithë janë kuriozë për rezultatet dhe se çfarë thotë KQZ-ja si faqe zyrtare apo institucionet e tjera apo mediet.
Po të klikojmë në faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor shohim që ajo nuk hapet dhe ka rënë si website. Madje vetë KQZ-ja ka njoftuar mediet për këtë gjë.
Por gjithashtu edhe faqja e kryeministrisë por dhe e ministrive si: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe të tjera.
Arsyet përse kanë rënë këto faqe mund t’i shpjegojë një specialist i IT, por ajo që ne themi është se pas zgjedhjeve Shqipëria ngeli pa informacione lidhur me institucionet.