Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në New York

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Bie numri i viktimave nga koronavirusi në New York

Guvernatori i shtetit të New York-ut Andrew Cuomo tha të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet pati 540 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët ditore në më shumë se dy javë.

Duke folur në një konferencë shtypi, zoti Cuomo tha gjithashtu se shtrimet e reja në spitale vazhdojnë të vërtiten në shifrën 2000, duke shtuar se ky është gjithsesi një numër i madh.

New York-u, që është edhe shteti i goditur më rëndë nga COVID-19, urdhëroi vënien e detyrueshme të maskave ose të mbulesave të fytyrës në publik për të frenuar përhapjen e virusit.

Kjo masë e re vjen ndërkohë që disa shtete të SHBA po përpiqen të rihapin ekonominë në klimën e protestave nga ana e përkrahësve të presidentit Donald Trump, të cilët mezi presin rikthimin e njerëzve në punë.

E shtuna mbyll një javë tjetër gjatë së cilës miliona amerikanë nuk morën pagë.

Më shumë se 20 milion njerëz kanë dorëzuar kërkesa për pagesë papunësie në pak javët e kaluara, ndërkohë që mbyllja e bizneseve dhe shkollave apo kufizimet e udhëtimeve kanë bllokuar ekonominë e vendit.

Por në frontin e punësimit ka edhe lajme të mira: Kompania Walmart tha se do të marrë në punë 50,000 njerëz të tjerë në dyqanet e saj dhe qendrat e shpërndarjes për të përmbushur rritjen e kërkesës për sende ushqimore apo sende të domosdoshme shtëpiake nga konsumatorët e detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Një biznes që konsiderohet thelbësor për furnizimet ushqimore, industria e përpunimit të mishit, është goditur rëndë nga epidemia.

Impiantet në Dakotën e Jugut, Xhorxhia, Ajova dhe shtete të tjera kanë raportuar qindra infeksione mes punonëtorëve që janë të detyruar të punojnë afër njëri-tjetrit, duke bërë që disa fabrika të zhvendosin prodhimin ose të mbyllen. Kjo është bërë shkak për thirrje nga sindikatat për kushte më të sigurta pune.

Edhe pse kompani të mëdha si Walmart dhe Amazon e kanë vazhduar punësimin, një pjesë e amerikanëve që jetojnë në shtete ku ka më pak infektime me COVID-19, po ndihen gjithnjë e më të shqetësuar nga kufizimet.

Kjo ka çuar në protesta gjatë kësaj jave nga mbështetës të Presidentit Trump në kryeqytetet e shteteve Minesota, Miçigan dhe Virxhinia.

Në demonstrata kanë marrë pjesë njerëz të shumtë që nuk praktikonin distancimin fizik dhe as nuk mbanin maska apo mbulesa për fytyrën dhe kjo i ka zemëruar guvernatorët që po përpiqen ta mbajnë shpërthimin e koronavirusit nën kontroll. /Voa

Tags: COVID-19koronavirusNew Yorkviktima

TË LIDHURA

Administrata Trump nis procesin e riintervistimit të refugjatëve të pranuar në SHBA nga Biden
Bota

Administrata Trump nis procesin e riintervistimit të refugjatëve të pranuar në SHBA nga Biden

09:01 | 25/11/2025
Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

22:49 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë
Bota

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Next Post
Masat e reja për javën tjetër/ Rama publikon video-udhëzimin

Masat e reja për javën tjetër/ Rama publikon video-udhëzimin

Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

“Marrin frymë” spitalet në Francë, numri i të shtruarve vetëm zvogëlohet

“Marrin frymë” spitalet në Francë, numri i të shtruarve vetëm zvogëlohet







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët
Politikë

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

by mirseda
11:39 | 25/11/2025
0

Pasi qëndroi 1 orë në SPAK, deputeti i PS-së Tërmet Peçi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme...

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

11:34 | 25/11/2025
Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

10:49 | 25/11/2025
Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe

Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe

10:45 | 25/11/2025
Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

10:04 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com