Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bie miti: Sipas FBI-së edhe kriptomonedhat janë të identifikueshme

4 vjet ago
in Bota
Bie miti: Sipas FBI-së edhe kriptomonedhat janë të identifikueshme

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë, njoftoi se kishte zbuluar dhe konfiskuar pothuajse gati të gjitha bitcoin-et që ishin paguar në formën e gjobave nga kompania që drejton gazsjellësin amerikan “Colonial Pipeline” hakerave të lidhur me organizatën “DarkSide”, të cilët arritën të ndërpresin punën e kompanisë përmes një sulmi kibernetike të organizuar më 7 maj.

Sulmi në fjalë shkaktoi mungesa të theksuar të karburantit në të gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, dhe një rritje të çmimit për disa ditë më radhë. Nga 75 bitcoin të paguara nga kompania, në atë moment të barazvlefshme me 4.4 milion dollarë, dhe tani të barabarta me rreth 2.7 milion dollarë, FBI ka rikuperuar 63.7 prej tyre, aktualisht të tregtueshme në treg për shumën 2.3 milion dollarë.

Ky lajm pati dy efekte të rëndësishme. Nga njëra anë, ai tregoi se sulmet kibernetike që synojnë marrjen e një shpërblimi, si në rastin e “Colonial Pipeline” mund të mos jenë aq fitimprurëse dhe pa rreziqe sa mund ta besojnë shumë kriminelë të internetit.

Por mbi të gjitha, lajmi habiti të gjithë ata që mendonin se kriptomonedhat dixhitale përdoren për transaksione të paligjshme, pasi ato janë të pa gjurmueshme dhe garantojnë anonimitet. Monedha të tilla si Bitcoin,po vlerësohen shumë nga kriminelët kibernetikë për shkak të tipareve të ndryshme:ato ju lejojnë të bëni pagesa dixhitale gati të menjëhershme, pa përdorur një ndërmjetës financiarë si bankat apo ndonjë organ tjetër, dhe janë në gjendje të mbrojnë në mënyrë efektive identitetin tuaj. Por operacioni i FBI-së në rastin e sulmit ndaj “Colonial Pipeline”, ka treguar se Bitcoin nuk përbën një mburojë përfundimtare për kriminelët në internet:për sa kohë që kemi burime të përshtatshme, edhe Bitcoin është i gjurmueshëm dhe i identifikueshëm.

Para së gjithash, është i nevojshëm të bëhet dallimi midis dy koncepteve të ndryshme. Ai i gjurmueshmërisë, që është mundësia ose jo e rindërtimit të transaksioneve të kryera përmes Bitcoin, dhe ai i anonimitetit, pra mundësia ose jo e identifikimit se kush i kryen transaksionet.

Sa i përket gjurmueshmërisë, Bitcoin është një nga format më të lehta të gjurmimit të parave. Të gjitha transaksionet e kryera përmes Bitcoin janë të arritshme nga publiku, duke u konsultuar me bllokun e tij, një libër i përbashkët i përbërë nga disa blloqe (nga këtu buron emri “zinxhiri i blloqeve”) ku regjistrohen transaksionet pasi konfirmohen nga rrjeti.

Kur një bllok është i mbyllur,edhe informacioni që ai përmban nuk mund të modifikohet apo manipulohet, prandaj lë pas një gjurmë të pashlyeshme. Fakti që zinxhiri i blloqeve është i disponueshëm për publikun, e bën secilin Bitcoin lehtësisht të gjurmueshëm nga ata që zotërojnë aftësitë e nevojshme.

Pra më lehtë dhe më shpejt jo vetëm sesa paraja e gatshme, e cila është padyshim forma më pak e gjurmueshme e parave, por edhe transfertat bankare. Për të gjurmuar një Bitcoin nuk nevojitet autorizim, ndërsa për të rindërtuar me sukses mënyrën sesi është kryer një transfertë bankare tradicionale, hetuesit kanë nevojë për leje, dhe këto të fundit mund të zgjasin me muaj ose vite për t’u marrë, sidomos nëse paratë kanë dalë nga llogaritë jashtë vendit.

Siç e ka treguar rasti i “Colonial Pipeline”, lëvizjet e Bitcoin mund të gjurmohen shumë më shpejt. Gati i gjithë gjoba e paguar ndaj hakerave u rikuperua brenda një muaji. Paradoksalisht, nëse hakerat do të kishin kërkuar shpërblimin në dollarë në një llogari në emër të subjekteve të tjera, ndoshta në një parajsë fiskale, hetuesve do t’u duhej shumë më shumë kohë për të gjurmuar paratë.

Arsyeja se përse ata preferuan që ta kërkojnë pagesën në Bitcoin, është se ajo transferohet menjëherë, pa nevojën e miratimit të ndërmjetësit, dhe mbi të gjitha sepse këto kriptomonedha ju lejojnë që të mbroni identitetin tuaj shumë më mirë sesa transferimet bankare tradicionale.

Në fakt, sado i gjatë që mund të jetë procesi, duke gjurmuar transfertat bankare, hetuesit mund të gjurmojnë lehtësisht identitetin personal të kriminelëve. Kjo pasi bankat kërkojnë gjithmonë të dhëna personale për të hapur një llogari.

Nga ana tjetër,për t’u pajisur me Bitcoin ju nuk keni nevojë për llogari të lidhura me identitetin tuaj personal. Por kjo nuk do të thotë se Bitcoin garanton anonimitet, ndaj ne arrijmë t`i identifikojmë. Sa i përket anonimitetit, duhet të sqarojmë diçka:Bitcoin nuk garanton pagesën apo marrjen e pagesave në mënyrë anonime.

Përkundrazi ai ofron një formë pseudonimi. Në internet, anonimiteti nënkupton pamundësinë e gjetjes së identitetit personal të personit që ka kryer një veprim. Por nga ana tjetër, pasja e një pseudonimiteti ndodh kur një person vepron nën një pseudonim, pra kur veprimet e tij i atribuohen një emri (apo një numri, një kodi identifikues, një pseudonimi) që nuk është i tiji.

Pseudoidentiteti është padyshim një formë më pak e fortë e fshehjes së identitetit sesa anonimati, sepse nëse mund të krijoni një korrespondencë midis pseudonimit dhe identitetit real të personit, të gjitha veprimet e kryera nën të njëjtin pseudonim, mund t’i atribuohen atij personi.

Se si arriti FBI të gjente çelësin privat të hakerave, ky mbetet informacion konfidencial. Por “The New York Times” ka spekuluar se agjentët mund ta kenë marrë atë në mënyra të ndryshme:nga infiltrimi i një spiuni brenda organizatës “Darkside”, tek hakerimi i kompjuterave ku mbaheshin ato.

Përshtatur për Tirana Today

burimi: https://www.ilpost.it/2021/06/19/bitcoin-anonimato-riscatto-colonial-pipeline/

Tags: BitcoinFBIkriptomonedha

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim
Bota

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa
Bota

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë
Bota

“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë

21:13 | 08/11/2025
Next Post
Berisha ”non grata”/ Zheji: PD mund të bashkëqeverisë me PS për stabilitetin

Dorëheqja e Ruçit/ Zheji: E largoi Rama

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com