Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Biden paralajmëron për pasoja të rënda nga pandemia

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Biden paralajmëron për pasoja të rënda nga pandemia

Presidenti i zgjedhur Joe Biden parashtroi vizionin e tij për ekonominë amerikane, në një kohë kur vendi është goditur rëndë nga pasojat e pandemisë. Pas një sesioni informimi mbi gjendjen në vend, zoti Biden foli dje mbi masat që do të marrë administrata e tij për të rigjallëruar ekonominë, ndërkohë që akuzoi Presidentin Trump se po pengon procesin e rimëkëmbjes dhe lëvrimin e ndihmave për amerikanët në nevojë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden paralajmëroi se refuzimi i Presidentit Donald Trump për të njohur tranzicionin përpara inaugurimit më 20 janar mund të ketë pasoja të rënda ndërsa vendi përballet me pandeminë e koronavirusit.

“Më shumë njerëz do të vdesin nëse nuk koordinohemi”, tha zoti Biden në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët të hënën në qytetin e tij Uillmington.

Zoti Biden paralajmëroi sërish për një dimër të vështirë dhe bëri thirrje për miratimin e menjëhershëm të paketës së ndihmës financiare për koronavirusin.

“Ajo që unë do të bëja është miratimi i menjëhershëm i Ligjit për Heronjtë. I përmban të gjitha fondet dhe kapacitetin për t’u dhënë zgjidhje të gjithë këtyre aspekteve”, tha zoti Biden.

Ai tha se asistenca financiare po shterron dhe se janë 20 milionë amerikanë që rrezikohen të humbasin shtëpitë e tyre sepse nuk përballojnë dot qeratë dhe këstet e kredive.

“Ka ardhur koha që të shpërblejmë, jo vetëm të pasurit në Amerikë. Ne do të krijojmë një strukturë të ndershme taksash dhe do të sigurohemi që më të pasurit dhe korporatat të paguajnë pjesën që u takon”, tha zoti Biden.

Zoti Biden premtoi rritje të rrogave, sanksionimin e një page minimale prej 15 dollarësh në orë në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe programe më të forta sociale për të ringritur klasën e mesme të shoqërisë amerikane.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara mbajnë vendin e parë në botë me mbi 247 mijë viktima dhe mbi 11.1 milionë të infektuar nga koronavirusi. Megjithëse ekonomia e vendit ka rifituar një pjesë të vendeve të punës të humbura që në muajin mars, ende miliona vende pune duket se janë eliminuar nga pandemia dhe ndoshta nuk do të rikthehen, ndërsa niveli i infektimeve nga koronavirusi vazhdon të rritet në mbarë vendin./VOA/

Tags: COVID-19Joe BidenpandemiapasojaSHBA

TË LIDHURA

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Papa Leoni XIV: Konflikti po ndryshon ekuilibrat, ndalni luftën
Bota

Papa Leoni XIV: Konflikti po ndryshon ekuilibrat, ndalni luftën

20:40 | 11/04/2026
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

20:25 | 11/04/2026
Next Post
Vietnami raporton viktimën e parë nga pandemia

Koronavirusi 'pushton' sërish Italinë, rikthehen shifrat e valës së parë

Bellanica: Përmbajtja e kasetës është e rëndë, Lulzim Basha i di detajet

Bellanica: Përmbajtja e kasetës është e rëndë, Lulzim Basha i di detajet

Britania drejt mbylljes, ja çfarë vendimi ka marrë Boris Johnson

Del përgjigjja e testit Covid, Johnson karantinohet për 14 ditë







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

by mirseda
20:54 | 11/04/2026
0

Më 12 prill zhvillohen në Hungari zgjedhjet parlamentare më të rëndësishme që nga largimi vullnetar i komunistëve...

Papa Leoni XIV: Konflikti po ndryshon ekuilibrat, ndalni luftën

Papa Leoni XIV: Konflikti po ndryshon ekuilibrat, ndalni luftën

20:40 | 11/04/2026
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

20:25 | 11/04/2026
Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

20:22 | 11/04/2026
Milani shtanget në shtëpi, Udinese fiton pastër

Milani shtanget në shtëpi, Udinese fiton pastër

20:11 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com