Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Biden, ndoshta personaliteti i fundit i madh transatlantik në Shtëpinë e Bardhë

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Biden, ndoshta personaliteti i fundit i madh transatlantik në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan është në vështirësi. E megjithatë, në fjalimin e tij të parë për gjendjen e kombit, Joe Bideni sakrifikoi kapitalin e brendshëm politik për marrëdhëniet transatlantike, beson Ines Pohl.

Në kohën kur Joe Bideni, Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, mban fjalimin e tij të parë për Gjendjen e Bashkimit, qindra mijëra vetë në Evropë ndodhen në arrati. Askush nuk mund të thotë se sa njerëz po vdesin, në kohën kur ai flet. Të vrarë në një luftë të nisur nga një president rus i cili ka humbur arsyen, në megalomani prapakthyese.

Ashtu si në deklaratat e tij të ditëve të mëparshme, fjalët e amerikanit gati 80-vjeçar duken pjesërisht të huazuara nga arkivat e Luftës së Ftohtë. Bideni flet për forcën që vjen nga uniteti me aleatët, kërcënon agresorin moskovit dhe mbron vlerat themelore demokratike. Ai flet për kohezionin dhe sakrificat dhe shpjegon politikën e tij të sanksioneve që synojnë të godasin ekonominë ruse.

Sondazhe të mjera

Biden korr duartrokitje euforike, edhe në radhët e republikanëve. Kush nuk do të donte të festonte guximin e ukrainasve dhe forcën e superfuqisë amerikane në një moment kaq tragjik të historisë. Retorika luftarake e mbrojtjes së çdo pëllëmbe të territorit të NATO-s varet nën kupolën e ndërtesës së Parlamentit. Por kjo festë egocentrike e fuqisë vetjake ushtarake është vetëm një fotografi kalimthi e momentit.

Ambasadorja e Ukrainës Oksana Markarova (majtas, pranë Zonjës së Parë Jill Biden) u përshëndet me një ovacion në këmbë.

Sepse në fakt, Joe Bideni kishte planifikuar diçka krejt të ndryshme për këtë fjalim të rëndësishëm: deri në vitin e ri, ai më në fund donte të fitonte pikë. Vetëm tetë muaj para zgjedhjeve të mesme, të cilat mund ta bëjnë atë të humbasë të gjithë hapësirën politike për manovrim, ai, popullariteti i të cilit është jashtëzakonisht i ulët (41%) donte të fliste për sukseset e tij: luftën kundër koronës, rritjen ekonomike dhe zhvillimet pozitive në tregun e punës. Ai donte të festonte veten si presidenti i parë që emëroi gruan e parë me ngjyrë në postin më të lartë. Dhe se ai mbajti premtime të rëndësishme, si nisja e paketës së madhe të infrastrukturës. Natyrisht, ai flet edhe për këto këtë natë – duke marrë duartrokitje euforike edhe atje, por kryesisht brenda radhëve të tij.

Por ajo që ka vërtet rëndësi për votuesit është vendimi i tij për ta vendosur luftën për rendin demokratik të pasluftës në Evropën e largët mbi interesat direkte kombëtare. Pranimi që efektet e sanksioneve të bëjnë që çmimi i benzinës të shpërthejë në vendin tënd. Që të vazhdojë të rritet norma e inflacionit, e cila tashmë është te shtatë për qind në shkallë vendi, dhe ta bëjë jetën edhe më të vështirë për miliona amerikanë.

Armiku i frikshëm, Rusia, u zëvendësua nga Kina

Bideni pranon që populistët në Partinë Republikane të kenë në fund sukses që luftën e tij kundër krimeve të luftës të Putinit ta përdorin kundër tij – si municion për fushatën e tyre të frikës “Amerika e para”. Fillimisht në zgjedhjet e mesme, pastaj në zgjedhjet presidenciale.

Joe Biden është i bindur, si shumë nga brezi i tij, se në rast nevoje Amerika duhet të qëndrojë e lidhur ngushtë me aleatët e saj evropianë. Brenda Shteteve të Bashkuara, shumë i shohin gjërat ndryshe. Armiku i frikshëm që është Rusia është zëvendësuar nga Kina. Për shumicën e amerikanëve, lidhja transatlantike me kontinentin e vjetër nuk është më në plan të parë. E ardhmja po luhet në Azi. Dhe Evropa më në fund duhet të kujdeset për veten.

Joe Bideni ka 50 vjet që është në politikë. Ai mund të jetë personaliteti i fundit i madh transatlantik në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka nevojë të mendojmë fantazmën e frikshme të Donald Trumpit: Pavarësisht se kush do ta pasojë Bidenin, prioritetet politike të Shteteve të Bashkuara do të zhvendosen. Do të ishte mirë që Evropa më në fund të fillonte të përshtatej me këtë. /DW

Tags: Joe BidenkinarusiaSHBA

TË LIDHURA

Pistorius deklaron në Kiev bashkëpunim të ri me Ukrainën
Bota

Pistorius deklaron në Kiev bashkëpunim të ri me Ukrainën

09:41 | 13/06/2025
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërkon falje pas skandalit për korrupsion
Bota

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërkon falje pas skandalit për korrupsion

09:10 | 13/06/2025
BOTA në këmbë, reagon pas shpërthimit të luftimeve Izrael-Iran
Bota

BOTA në këmbë, reagon pas shpërthimit të luftimeve Izrael-Iran

08:36 | 13/06/2025
Next Post
Gjukanoviç i jep mandatin Abazoviçit për formimin e Qeverisë të Malit të Zi

Gjukanoviç i jep mandatin Abazoviçit për formimin e Qeverisë të Malit të Zi

Linja ajrore ruse largohet nga sistemi global i rezervimeve

Linja ajrore ruse largohet nga sistemi global i rezervimeve

Importuesit qetësojnë shqiptarët, furnizimet me ushqime e miell s’do mungojnë

Importuesit qetësojnë shqiptarët, furnizimet me ushqime e miell s'do mungojnë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave
Aktualitet

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

by mirseda
10:27 | 13/06/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës...

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

10:23 | 13/06/2025
Era Istrefi dhe Gjesti shihen së bashku në New York, ç’po ndodh mes dyshes?

Era Istrefi dhe Gjesti shihen së bashku në New York, ç’po ndodh mes dyshes?

10:21 | 13/06/2025
Halit Valteri paraqitet në SPAK

Halit Valteri paraqitet në SPAK

10:05 | 13/06/2025
Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

10:01 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com