Tashmë është e qartë që kryefjala e ngjarjeve politike të sotme është legjimiteti i betimit të anëtares së Kushtetueses, Arta Vorpsi. Në lidhje me betimin e Vorpsit para noteres dhe jo presidentit ka reaguar dhe Zv. Kryetari i LSI-së, Luan Rama. Ai e ka quajtur një marrëzi kushtetuese që u shndërrua në një marrëzi të noterizuar.
Revoltën e tij ai e ka shprehur nëpërmjet një postimi në facebook.
Postimi në Facebook:
Marrëzi e noterizuar! Kuvendi i marrëzive kushtetuese, na dha mundësinë të mësojmë se paska edhe marrëzi të noterizuar! Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia!Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.