Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Besimtarët përplasen me policinë izraelite për Kurban Bajram

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Besimtarët përplasen me policinë izraelite për Kurban Bajram

Besimtarët myslimanë janë përplasur me forcat e policisë së Izraelit të dielën gjatë lutjeve në Jerusalem për shënimin e festës së Kurban Bajramit. Shërbimet spitalore palestineze deklaruan që së paku 14 persona janë plagosur, një në gjendje të rëndë, në përleshjen me policinë në lokacionin e shenjtë të cilit myslimanët i referohen si xhamia Al-Aksa ndërsa hebrenjtë i referohen si Mali i Tempullit.

Autoritetet kanë deklaruar se katër policë janë plagosur gjatë përplasjes me besimtarët. Dëshmitarët deklaruan që së paku dy persona janë arrestuar.

Sipas raportimeve, mijëra myslimanë janë drejtuar për te lokacioni i shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit në mëngjesin e së dielës për të kryer lutjet për Festën e Kurban Bajramit. E diela është po ashtu ditë e shënuar për hebrenjtë pasi është “Dita e vajtimit” për dy tempuj biblik që kanë qenë në kohërat antike në këtë lokacion.

Kompleksi Al-aksa është lokacioni më i shenjtë dhe i treti për myslimanët pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës. Një numër i madh i Palestinezëve janë mbledhur te porta e kompleksit mëngjesin e së dielës, pas thashethemeve që policia do të lejojë hebrenjtë të hynë brenda. Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “Allahu-Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë gjuajtur me gur mbi policinë, ndërkaq forcat e sigurisë kanë hedhur granata me tym dhe plumba gome.

Në vitet e fundit, nacionalistët fetarë izraelitë kanë shtuar vizitat në këtë kompleks për të sfiduar marrëveshjen. Ekstremistët hebrenj kanë bërë thirrje për rrënim të xhamisë dhe në vend të saj të bëhet ri-ndërtimi i tempujve të lashtë Biblikë. Palestinezët i shohin këto vizita si provokim dhe për një kohë të gjatë kanë shprehur shqetësimet që Izraeli ka për qëllim të marrë nën kontroll tërë lokacionin apo një pjesë të tij. Qeveria Izraelite vazhdimisht ka deklaruar që nuk ka qëllime për të ndërruar Status-quon.

Tags: besimtareizraelitekurbanpolici

TË LIDHURA

“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian
Bota

“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

09:15 | 18/03/2026
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Bota

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

09:00 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit
Bota

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026
Next Post
“Mos u mburr me…” 7 gjërat që duhen mbajtur sekret sipas filozofisë indiane

“Mos u mburr me...” 7 gjërat që duhen mbajtur sekret sipas filozofisë indiane

Video/ Supergol nga mesi i fushës, mbrojtësi shqiptar i shtang të gjithë

Video/ Supergol nga mesi i fushës, mbrojtësi shqiptar i shtang të gjithë

Ja çfarë shkruan Hahn për skandalet e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ja çfarë shkruan Hahn për skandalet e fundit në Maqedoninë e Veriut







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Kërkohej nga Italia për vjedhje, arrestohet në Durrës 44-vjeçari
Aktualitet

Kërkohej nga Italia për vjedhje, arrestohet në Durrës 44-vjeçari

by mirseda
12:34 | 18/03/2026
0

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për një vjedhje në Itali. Pas hekurave...

“Tani do kënaqeni me dosjen”Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyqtarja pranoi se nuk ka asnjë provë,

“Tani do kënaqeni me dosjen”Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyqtarja pranoi se nuk ka asnjë provë,

12:19 | 18/03/2026
GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

11:30 | 18/03/2026
Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

10:37 | 18/03/2026
Eliminimi i Gimbos nga gara për çmimin e madh, Kryemadhi flet për BBVpara seancës paraprake

Eliminimi i Gimbos nga gara për çmimin e madh, Kryemadhi flet për BBVpara seancës paraprake

10:31 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com