Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha: Vuçiç është një Putin i vogël! Balla: Je përgjegjës, furnizojë ushtrinë serbe me naftë kontrabandë

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Vuçiç është një Putin i vogël! Balla: Je përgjegjës, furnizojë ushtrinë serbe me naftë kontrabandë

Ish-kryeministri Berisha ka marrë fjalën në nisje të seancës plenare në Kuvend duke treguar synimet që ka nisma për rezolutën e kërkuar për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë. Ai u shpreh se njohja e genocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara, dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Barisha sulmoi po ashtu edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se ai është frymëzuesi i genocidit.

“Nisma e PD për të dënimin e masakrës së Sebrenicës në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB dhe për tu mbrojtur, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas luftës së Dytë Botërore të regjistruar ne Evropë.

Ka synim të shprehë solidaritetin me Bosnjë-Hercegovinën. Pavarësisht nga kjo, aty u zhvillua kasaphana më e madhe. Ata që arritën të shpëtojnë, u ndoqën pyjeve të Bosnjës dhe u ekzekutuan pothuajse njëri prej tyre. Ato që nuk njohin genocidin, kanë njohje prehistorike. Parimi klasik i genocidit të bazuar në urrejtjet fetare. Kemi detyrim madhor, për të dënuar këtë genocid, i cili është sanksionuar në vendime të gjykatave më të mëdha të kohës.

Por pa dyshim udhëheqësit, si Aleksandër Vuçiç i cili është regjistruar se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Nëse Ballkani sot ndodhet në këtë situatë, në rast se nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet madhore është qendrimi i gabuar ndaj Vuçiç, i cili është frymëzues i genocidit serb. Ky njeri është një Putin i vogël, i gatshëm që ti përsërisë ato në çdo kohë. Ju nuk votoni një rezolutë që dënon barbarinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore ndaj një fqinji siç është Bosnja. Faktori Dodik po dëmton këtë shtet të marrë vendimet e duhura. Ju ftoj të votojmë këtë rezolutë, si një detyrim madhor të një kombi të qytetëruar”, tha Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, ka lëshuar akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë dhe atë përgjegjës për masakrën e Srebrenicës.

“Të nderuar kolegë dhe kolege, Kuvendi i Shqipërisë, Shqipëria, e ka dënuar, e dënon dhe do e dënojë përjetësisht genocidin e Srebrenicës, ose tragjedinë e Bosnjës dhe ka mbështetur të gjitha dënimet shembullore të gjykatë së Hagës përkundrejt të gjithë urdhëruesve të kësaj tragjedie.

8 mijë boshnjakë myslimanë kanë humbur jetën. Ia thash dhe zotit Shehu, kam pasur mundësinë që të vizojë memorialin, dhe besoj se në 11 korrik, biem dakord, që të kemi një seancë të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar këtë masakër dhe të mbajmë një minutë heshtje në përkujtim të kësaj masakre.

Kur ka ndodhur masakra? Në 11 korrik të 1995. Ia thash dhe zotit Shehu, se me këtë përfaqësuesin e botës së përtejme që foli këtu, thjesht dhe gjetëm kjo që sapo dëgjuat, e shumë fjalime të tjera. Duken si turpërime dhe në fakt, është e pakuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, edhe ndoshta pak me Tritan Shehun, që kanë përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe. Erdhe si cjapi te kasapi. Kisha kohë që prisja të ti thoja dy fjalë për këtë çështje. Gabim që kemi bërë që si kemi hapur më parë këto peta byreku me ty.

Genocidi serb, nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Në 25 prill të 1995, pra rreth 3 muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedie, gazeta New York Times publikon një raport, ku thuhet; Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnjë”, tha Balla.

Balla mes të tjerash paralajmëroi Berishën, se pas 4 vitesh nuk do të jetë më deputet në këtë sallë.

“Ia thash dje kryetarit që kishe lënë ti, Tritan Shehut që ne mund të biem dakord që të bëjmë rezolutë për këtë çështje, por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde. Katër vite sa të jesh këtu ti nuk merr asnjë firmë, katër vite nuk do jesh, por nejse. Merrni lexoni librin e ish-presidentit të Malit të Zi, sepse zotëria ka bërë të gjithë furnizimin me naftë të ushtrisë serbe.

Thuhet se kemi pasur marrëveshje të heshtur me presidentin e asaj kohe, Sali Berishën për të shtrirë tubat në Shkodër, për të çuar naftën në Mal të Zi. Ndjen përgjegjësi që ti ke thyer embargo të SHBA me marrëveshje, është provë Algor e ka shkruar në raport.

Ndaj është habia e madhe, ç’ne Amerika është kujtuar për Saliun se Saliu është burri i mirë. Unë se kuptoj se ku e gjen t’i…se njeriu ka njëfarë keqardhje, kanë vdekur 8 mijë veta atje dhe t’i ke përgjegjësi direkte. Kanë furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Po të mos e kishe furnizuar ti, ndoshta nuk do të kishte ndodhur kjo tragjedia. Ne e dënojmë genocidin në Srebrenicë, por jo të lëmë që iniciativën për të bërë rezolutë për këtë ta marrësh ti. Vetëm me drejtësinë nuk i ka mbyllur hesapet.

Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet rihapur. 5 vite ka furnizuar makinerinë serbe, duhet të vinin socialistë në pushtet në ’97 për të ndërprerë naftën kontrabandë. Ne i bashkohemi 11 korrikut, që Kuvendi të zhvillojë një seancë ku të kemi edhe përfaqësues të qeverisë dhe të përafrojmë qëndrimin tonë. Zotëria ka qenë president i asaj kohe dhe ky u kujtua pas 20 viteve. Sa i përket luftës në Kosovë, t’i mbetesh tradhtari më i madh”, pohoi Balla.

Tags: sali berishasrebreniceTaulant BallaVucic

TË LIDHURA

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta
Aktualitet

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta

16:13 | 21/05/2025
Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës!
Aktualitet

Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës!

16:10 | 21/05/2025
Qeveria miratoi vendimin 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave
Aktualitet

Qeveria miratoi vendimin 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave

14:34 | 21/05/2025
Next Post
Bie rezoluta për njohjen e genocidit në Srebrenicë/Berisha “shkrin” Kuvendin, hap kamerën e nis të filmojë

Bie rezoluta për njohjen e genocidit në Srebrenicë/Berisha "shkrin" Kuvendin, hap kamerën e nis të filmojë

Për 1 vit, Edi Rama po e bën Albin Kurtin të duket plak

Për 1 vit, Edi Rama po e bën Albin Kurtin të duket plak

“Dil jashtë po ta mbajti”/ Plas sherri mes deputetëve të PD-së (VIDEO)

"Dil jashtë po ta mbajti"/ Plas sherri mes deputetëve të PD-së (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Kiara Tito zbulon projektin e radhës: Së shpejti një film me Luizin
Showbizz

Kiara Tito zbulon projektin e radhës: Së shpejti një film me Luizin

by mirseda
16:16 | 21/05/2025
0

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona...

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta

16:13 | 21/05/2025
Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës!

Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës!

16:10 | 21/05/2025
Diell dhe ulje e lehtë e temperaturave për sot

‘Çmendet’ moti në vend/ Temperatura më të ulëta se normalja, ja si pritet të mbyllet ky muaj

16:07 | 21/05/2025
Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

14:43 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com