Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar situatën në të cilën ndodhemi, ku sipas tij, bandat janë të lidhura me pushtetin e Ramës.
Ai ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve, me theks ndaj atyre shkodranë, që të ngrihen për të përmbysur regjimin e kryeministrit Rama.
Një 30-vjeçar, babai i dy fëmijëve të mitur, biznesmen i njohur në Shkodër dhe Velipojë, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, teksa po kalëronte me dy miqtë e tij.
Policia e këtij qyteti ka përqëndruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund t’i jenë vendosur këtij biznesmeni.
Policia ka dalë në këtë konkluzion pasi viktima nuk njihej si person me precedentë penalë, apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij gëzojnë biznese të shumta në Shkodër.
“Vrasja është rregjistruar në orën 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjan Ferracaku, 30-vjeç banues në lagjen “Guerile”, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.