Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha “non grata” rimerr drejtimin e Partisë Demokratike

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha “non grata” rimerr drejtimin e Partisë Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetar i PD-së. Ai u rikthye mbrëmjen e kaluar në krye të PD-së, pas një procesi zgjedhor, ku morën pjesë më shumë se 40 mijë demokratë.

Pas publikimit të rezultatit, Berisha shkoi në selinë e PD-së ku u prit nga qindra demokratë të cilët i rezervuan një pritje entuziaste. “O Sali o hero, e gjithë Shqipëria ty të do”.

Në zgjedhjet e thirrura nga Komisioni i Rithemelimit, demokratët zgjodhën në krye të Partisë Demokratike Sali Berishën, i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në zgjedhjet e mbajtura dje, Berisha mori 93.45% të votave, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë. Në total kanë votuar 43.680 demokratë; 40.820 kanë votuar për Berishën. 2532 kanë votuar për Ibsen Elezin, me këtë të fundit që nuk ka fituar as në Kukës, në degën që ka drejtuar vetë.

Kujtojmë këtu se Berisha nisi betejën e tij për të marrë drejtimin e partisë që themeloi vetë, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat, pasi u shpall “non grata” nga SHBA-ja për korrupsion e minim të demokracisë.

Sali Berisha mban fjalën si kryetari i zgjedhur i PD-së

“U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, po mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin e 21-të! Nuk kam një fjalim të gjatë. Kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pa kufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza, që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e shqiptarëve si mrekullia e 8 e shekullit të 21.

31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Jim Bekker do u thoshte shqiptarëve se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të lirë, të idealeve fisnike, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

Kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë anëtarët që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ia dalim.

Ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë Shqipëria dhe të çlirojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton.

Ishin të rinjtë promotor kryesor të kësaj lëvizje, ndaj betimi im para atyre dhe shqiptarë, do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet. Ai që realizon ëndrrat e tij është pafundësish i detyruar të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrat e të tjerëve.

I them demokratit “kurrë mos thuaj kurrë”, në do të fitojmë, faleminderit komisionarëve, kryetarëve të degëve, Komisionit të Rithemelimit, ju falenderoj me mirënjohjen më të thellë, rroftë PD. Një përshëndetje e veçantë kam për Ibsen Elezin, rivalin tim i cili si një demokrat i vërtetë zhvilloi një garë të qytetëruar, faleminderit të gjithë”, tha Berisha.

Tags: BerishakryetarPD

TË LIDHURA

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”
Politikë

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

10:27 | 21/05/2025
Sara Hoxha: Si u bë ëndrra e babait tim rruga e jetës sime
Kryesore

Sara Hoxha: Si u bë ëndrra e babait tim rruga e jetës sime

10:21 | 21/05/2025
Kanosi bashkëjetuesen, arrestohet 45-vjeçari
Aktualitet

Kanosi bashkëjetuesen, arrestohet 45-vjeçari

09:58 | 21/05/2025
Next Post
Kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë celsius

Kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë celsius

FMN zbardh skemën si të zbulohen dhe taksohen shqiptarët e pasur, që depozitojnë në parajsat fiskale

FMN zbardh skemën si të zbulohen dhe taksohen shqiptarët e pasur, që depozitojnë në parajsat fiskale

“Top Channel” i përgjigjet thirrjes së “Fundjavë Ndryshe” për të ndihmuar dy fëmijët e sëmurë, së shpejti drejt Turqisë

"Top Channel" i përgjigjet thirrjes së "Fundjavë Ndryshe" për të ndihmuar dy fëmijët e sëmurë, së shpejti drejt Turqisë

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Milani, gati ta përmirësojë ofertën për Pulisic.
Sport

Milani, gati ta përmirësojë ofertën për Pulisic.

by mirseda
10:41 | 21/05/2025
0

Milani duhet të vazhdojë t’i mbajë yjet e tij, por këtë gjë do ta ketë më të...

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

10:27 | 21/05/2025
“Elita 5” merr trofeun te “Netët e Klipit Shqiptar”!

“Elita 5” merr trofeun te “Netët e Klipit Shqiptar”!

10:25 | 21/05/2025
Sara Hoxha: Si u bë ëndrra e babait tim rruga e jetës sime

Sara Hoxha: Si u bë ëndrra e babait tim rruga e jetës sime

10:21 | 21/05/2025
Kanosi bashkëjetuesen, arrestohet 45-vjeçari

Kanosi bashkëjetuesen, arrestohet 45-vjeçari

09:58 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com