Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për herë të parë, pasi dha njoftimin me 19 maj, se DASH shpalli ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Gjatë mbledhjes së Komitetit për Punët e Jashtme, kongresmeni republikan i shtetit të Nju Jorkut, Lee Zeldin e pyeti Blinken në lidhje me këtë vendim, duke i kërkuar më shumë detaje, por sekretari amerikan nuk preferoi të jepte informacion.
Gjithashtu, Zeldin tha pavarësisht hulumtimeve nuk kishte mundur të zbulonte asgjë për të justifikuar atë që e cilësoi si lëvizje dramatike nga DASH.
Blinken deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për të ndarë me kongresmenët, ndërsa shtoi se media mund të paraqiste kërkesë për informacione shtesë.
Biseda midis kongresmenit Lee Zeldin, dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken
Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar sanksione kundër ish-presidentit të shqipërisë, sali berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me shba-të, ai ka qënë një mysafir dhe aleat i ish-presidentëve bush, gjithashtu një kundërshtar agresiv i george soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
Antony Blinken: Faleminderit! Ne vijojmë të shohim përtej kufijve, rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që ‘minojnw’ të drejtat e njeriut apo që paraqesin sfidë për demokracinë apo parimet demokratike. Në rastin e tij ne patëm një çështje qw u zhvillua me process normal. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.
Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?
Antony Blinken: Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar.
Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë, psh një gazetar që kërkon informacione sepse ka debate edhe pwr familjen e tij? Ku ta gjejw njw gazetar se rastin e korrupsionit që i refereoheni?
Më 19 maj, Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), shpalli ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, është përfshirë në afera korruptive.
Në faqen zyrtare, DASH ka publikuar vendimin e plotë, ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike, dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.
Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrit Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.
Berisha ka vendosur të padisë Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit për shpifje publike, teksa avokati i tij do të jetë Jean-Yves Le Borgne.