Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha më në fund zhvendosi betejën nga Lulzim Basha tek SHBA

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni!

Nga: Mero Baze

Prej 9 Shtatorit deri më sot, Sali Berisha e ka fshehur luftën kundër SHBA, me luftën kundër Lulzim Bashës. Pra duke pasur frikë se tremb mbështetësit, për t’iu kundërvënë SHBA, ai gjeti si tabelë qitje Lulzim Bashën dhe e maskoi luftën kundër SHBA me luftën kundër Lulzim Bashës.

Tani e tutje besoj deri më 6 Mars po bën të kundërtën. Sali Berisha po kërkon të fsheh luftën elektorale kundër Lulzim Bashës me luftën kundër SHBA. Këtë e tregojnë reagimet e sotme të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, pas një postimi të ambasadores së SHBA në Tiranë, mbi mungesën e prespektivës politike për këdo që voton kandidatët që udhëhiqen nga një i dizajnuar prej SHBA për korrupsion thelbësor. Reagimet agresive, tregimi i “vijës së kuqe” për ambasadoren, apo akoma më vulgare, akuzat se ajo paguhet nga Edi Rama, tregojnë dëshirën që ka Berisha dhe çeta e tij që zgjedhjet ti konsiderojnë si referendum antiamerikan.

Duke parë se beteja ndaj Lulzim Bashës nuk ngjit më në opinion dhe nuk është më problem I shqiptarëve, por I Sali Berishës, për të mobilizuar mbështetësit e tij deri më 6 Mars, ai po përpiqet të shkëmbej Lulzim Bashën me Yuri Kim dhe ta konsideroj 6 Marsin, betejë kundër SHBA.

Në fakt kjo është dhe beteja e vërtet e Berishës. Beteja e tij deri tani ka qenë fals. Deri më tani, ai përpiqej të fshihej pas “pantollonave të shkurtra” të Lulzim Bashës, për të sulmuar SHBA për shkak të ndëshkimit të përjetshëm që ajo i ka bërë.

Kthimi në normalitet, zëvendësimi i Lulzim Bashës me Yuri Kim dhe zëvendësimi i betejës kundër PD, me betejën kundër SHBA, është një akt legjitim i Sali Berishës. Të gjithë e pranojmë që derisa ligji shqiptar ja lejon akoma të marrë pjesë në jetën politike, ai është në jetën politike vetëm si antiamerikan. Kjo është e kutpueshme nga të gjithë. Kur ti ndalohet m eligj pjesmarrja në jetën politike është çështje tjetër

Prej 9 shtatorit, ai ishte i kompleksuar nga ky fakt, dhe po përpiqej të mashtronte njerëzit se kishte betejë me Lulzim Bashën. Sot ka dal në fushë me uniformën e tij reale, dhe me kundërshtarin e tij real.

Pra siç e kanë thënë njëzëri dhe mbështetësit e tij, 6 marsi është një referendum shqiptar ku zgjedhësit në gjashtë bashki do shprehenm a janë me SHBA, a me Berishën.

Dikur në kohë të Titos, Jugosllavia merrte pjesë në Olimpiada ndërkombëtare në gara ku nuk fitonte asnjë titull. Duke bërë humor, një gazetar serb që tallej gjithnjë me këtë ritual, pasi nuk fitonin kurrë ndonjë titull thoshte “me rëndësi është pjesmarrja”.

Edhe pse e dimë rezultatin e 6 marsit, ai nuk ka shumë rëndësi. Është me rëndësi që Berisha po e pranon se do hyj në betejë me SHBA. Të paktën Lulzim Basha shpëtoi nga të qenit tabelë qitje fallco. Njësoj si në kohën e zborit në komunizëm, tani në tabelë të qitjes, nuk është më fytyra e Lulit, por është Daja Sam. Dhe siç e thamë “me rëndësi është pjesmarrja”.

Tags: bashaBerishamero bazeSHBA

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Jeto me maçokun”/Roberti dhe Jerina përplasen ashpër në “Love Story”

“Jeto me maçokun"/Roberti dhe Jerina përplasen ashpër në "Love Story"

Sarandë/Sekuestrohet pallati, arrestohet kryeinspektorja

Sarandë/Sekuestrohet pallati, arrestohet kryeinspektorja

Sherri për një vajzë, dy të plagosur. Ja çfarë ndodhi në Mamurras

Sherri për një vajzë, dy të plagosur. Ja çfarë ndodhi në Mamurras







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com