jojobetjojobet girişholiganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Berisha, lider i ashpër dhe i pabesë”, Bamir Topi rrëfen bisedën me Ramiz Alinë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Berisha, lider i ashpër dhe i pabesë”, Bamir Topi rrëfen bisedën me Ramiz Alinë

Në librin e tij “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, botim i “UET Press”, Bamir Topi rrëfen jetën e tij, që nga fëmijëria, studimet, puna shkencore, hyrja në politikë, duke arritur të ngjitet deri në numrin një të shtetit.

Si dëshmitar i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme në politikën e pas viteve ’90, ish-Presidenti i Republikës, ka shumë për të treguar. Për Topin është e rëndësishme që gjithkush të thotë të vërtetën e tij. Në librin e tij ai i kushton një pjesë të veçantë edhe raporteve personale me liderët politikë të të 3 dekadave demokraci. Ja si e kujton takimin me Ramiz Aline.

BAMIR TOPI

PËR RAMIZ ALINË

Ramiz Alia, ndonëse është njeriu më jetëgjatë, që shërbeu në komunizëm si përfaqësues i Rinisë Komuniste e deri Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, konsiderohet dhe njihet në historinë e kohës së ndryshimeve të sistemeve si Presidenti i Parë i Republikës dhe në këtë cilësi është trajtuar në marrëdhëniet protokollare të shtetit shqiptar. E kam takuar Ramiz Alinë në ceremonitë e Festës së Pavarësisë, ku komunikimi ka qenë i shkurtër dhe përshëndetës.

Një tjetër moment kur kam biseduar gjatë me Ramiz Alinë ka qenë në një darkë të organizuar nga Presidenti Moisiu në 80-vjetorin e lindjes së tij, në dhjetorin e vitit 2009. Ndonëse ishin të ftuar të gjithë presidentët, mungonte vetëm Sali Berisha. Pas një dreke që ka zgjatur rreth një orë, në largim e sipër, gjatë përshëndetjes kam pasur një bisedë të shkurtër dhe interesante me Ramizin.

Në përshëndetje e sipër filloi të japë vlerësime për situatën konfliktuale midis Presidentit dhe Kryeministrit, që korrespondonte me problemet politike të vitit 2009.

– Në këtë klimë kaq të ashpër, vlerësoj mënyrën e drejtimit të Presidencës për të qenë i baraslarguar dhe duke u bazuar thellësisht te ligji! – u shpreh Alia.

Në ikje e sipër u shpreh se “e shoh që ke një situatë të pazakontë”, duke pasur parasysh përplasjen e fortë me Berishën, të cilin e përkufizoi si një lider “të ashpër dhe të pabesë”.

Unë, natyrisht nuk u ndjeva mirë me këtë lloj komunikimi, duke evituar përgjigjen me shumë diplomaci dhe e kalova bisedën diku tjetër, pasi nuk doja që të shprehja konsideratat e mia, aq më shumë te Ramiz Alia, për një njeri që, tek e fundit, kisha bashkëpunuar në politikë dhe sot kisha marrëdhënie të detyruara institucionale.

E lashë pa përgjigje shprehjen e fortë të tij, i cili kishte pritur rastin për ta thënë. Unë jam “çliruar” ta them pas kaq kohësh, edhe pse Ramiz Alia është ndarë nga jeta, duke menduar që disa rrëfime “të sikletshme” duhen thënë në mënyrë shumë autentike, sikurse e kërkon ky lloj rrëfimi për jetën.

Tags: ashpërBamir TopiBerishabisedënliderpabesëRamiz Alinërrefen

TË LIDHURA

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

19:03 | 21/03/2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çift me motor, përfundojnë në spital
Aktualitet

Aksident në Pogradec, makina përplas çift me motor, përfundojnë në spital

18:03 | 21/03/2026
Next Post
“U vendose në krye të akademisë së prostatit”, Rudina Hajdari “i përvishet” Gjinushit

“U vendose në krye të akademisë së prostatit”, Rudina Hajdari “i përvishet” Gjinushit

BBC zbulon arsyen pse Jonida Maliqi nuk u shpall fituese e Eurovizionit

BBC zbulon arsyen pse Jonida Maliqi nuk u shpall fituese e Eurovizionit

Basha në Dhomën e Lordëve: Autokratët e korruptuar kërcënim për demokracinë

Basha në Dhomën e Lordëve: Autokratët e korruptuar kërcënim për demokracinë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

“Egli Tako flet për raportin me Redonin: A janë në lidhje?”
Showbizz

“Egli Tako flet për raportin me Redonin: A janë në lidhje?”

by mirseda
19:47 | 21/03/2026
0

Së fundmi, rrjeti ka qenë i mbushur me aludime rreth një romance të mundshme mes dy ish-banorëve...

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

19:03 | 21/03/2026
Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

19:02 | 21/03/2026
Deklarata për mirditorët, reagon ashpër G Bani

Deklarata për mirditorët, reagon ashpër G Bani

18:11 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com