Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do ta jepte dorëheqjen, po të ishte në vend të Edi Ramës tani që dështuan negociatat. Ai shigjetoi Ramën, si personin përgjegjës që bllokoi statusin e vendit kandidat.
Teksa krimi në Shqipëri është më i fortë se kurrë, kontrollon të gjithë territorin, Berisha akuzon Ramën. Sipas tij, Shqipëria ngeli në klasë falë tij.
“Realizova anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, unë para BE zgjidhja NATO. Miqtë e mi, unë kurrë nuk do ta jepja dorëheqjen, Shqipëria sot do ishte afër anëtarësimit të plotë në BE nëse sot do ishte Sali Berisha.
As që mund të mendoja të qëndroja po të pësoja një dramë të tillë, por vendi s’do ta pësonte këtë dramë… Statusin e vendit kandidat e bllokoi Rama me Stefan Fyle, i cili gjeti Ramën dhe bëri kurthin e tre ligjeve. Sa isha unë, kurrë ndonjëherë në Shqipëri nuk iu vu kusht krimi i organizuar, sepse dihej që luftohej. Shqipëria nuk ngeli në klasë, sivjet është përjashtim nga shkolla”, tha Berisha në “Zonë e Lirë”.