Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Berisha kujton nga shtatorja e Azem Hajdarit protestën e 8 Dhjetorit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha kujton nga shtatorja e Azem Hajdarit protestën e 8 Dhjetorit

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Ditën e Rinisë ka mbajtur homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit. Fatmira Hajdari bashkë me djalin e saj të vogël, Azem Hajdari, i cili mban emrin të atit, të konsideruar si pishtari i demokracisë, kanë shkuar në takimin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për Ditën e Rinisë. Berisha është shoqëruar nga figura të njohura politike, ndërsa është pritur me brohoritje nga qytetarët. Ish-kryeministri tha se ishte Azem Hajdari ai i cili ndau historinë dhe shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Të dashur Fatmira dhe Azem, dhe shumë anëtarë të grupit të dhjetorit ‘90. I atyre ditëve në të cilat rinia studentore e udhëhequr nga prijësi i saj, nga djali zemër luan, Azem Hajdari, ndau historinë, ndau epokat e shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot ne mblidhemi në këtë shesh, ku edhe filloi revolucioni paqësor më i madh në historinë e kombit shqiptar. Revolucion paqësor i cili do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër staliniste të Enver Hoxhës.

Në këtë kontekst, ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu me guxim të jashtëzakonshëm, firmosën në historinë e kombit një nga faqet më të ndritura të lirisë së tij. Livizja studentore e dhjetorit ’90, studentë të cilët njerëzit më të shtypur, më pesimistë do t’i quanin engjëjt e demokracisë, u përballën ato ditë me një betejë që të kujton dhe ngjason me atë të Davidit dhe Golias.

Me vendosmërinë e tyre të hekurt, studentët të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë të Tiranës ia dolën të mposhtin diktaturën komuniste. Betejat e dhjetorit ishin beteja të pabarabarta.

Në një anë, studentët të armatosur vetëm me guximin e tyre, dhe në anën tjetër tanket, gazi lotsjellës dhe terrori i policisë sekrete shqiptare. Por asgjë nuk mund të mposhtë përpjekjet e rinisë për liri dhe dinjitet njerëzor. Ndaj këtu nisi beteja e cila do të shndërrohej me shpejtësi në uragan”, u shpreh Berisha.

Tags: Azem Hajdarisali berisha

TË LIDHURA

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella
Ekonomi

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

19:59 | 12/03/2026
Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim
Aktualitet

Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim

19:43 | 12/03/2026
Next Post
Një vit pa opozitë

Berisha “pagëzon” Bashën me emrin e ri, ja si e quan

Sandër Lleshi “fut në valle” palët politike. Berisha tregohet më i shkathët nga Basha

Basha kapet "mat" duke ndjekur fjalimin e Berishës

Njollat murr-bardha të Prefektit

Njollat murr-bardha të Prefektit







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

149 viktima nga sulmi në sallën e koncerteve, 19 persona dënohen
Bota

149 viktima nga sulmi në sallën e koncerteve, 19 persona dënohen

by mirseda
20:49 | 12/03/2026
0

Një gjykatë ushtarake në Moskë ka dënuar 19 persona për sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë...

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Një person sulmon sinagogën “Tempulli i Izraelit” në SHBA, vritet nga policia

Një person sulmon sinagogën “Tempulli i Izraelit” në SHBA, vritet nga policia

20:45 | 12/03/2026
Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues

Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues

20:20 | 12/03/2026
Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

19:59 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com