E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Berisha duhet të pranojë 18 dhjetorin me njerëzit e 11 dhjetorit

Nga: Nikoll Lesi

Deri dje isha pro lëvizjes së Doktorit, pra Saliut, sepse pavarësisht nga se u nis ai, për demokratët apo për vete, “Foltorja” ishte një gjallërim, karikim i bazës së deziluzionuar të demokratëve nga humbjet e njëpasnjëshme të Bashës si kryetar.

Ndonëse nuk e besoj akoma se Basha ka vendosur krejt i vetëm për disa vendime të mëdha politike si dorëzimi i mandateve, mosfutja në zgjedhjet lokale apo heqja nga lista e emrave historikë si Jozefina Topalli, Arben Imami, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj. Berisha ishte dhe mbetet burrë shteti, paçka se ka shumë akuza mbi supe, ka lejuar apo bërë të pabëra të mëdha shqiptare.

Duam apo nuk e duam Saliun, ai bashkë me Ilir Metën u hoqën vizat për në BE shqiptarëve e kjo është historike. Saliu dhe Meta futën Shqipërinë në NATO. Ndërkohë që RRUGA E KOMBIT ka firmën e Sali Berishës. Nëse nuk e bënte Berisha atëkohë, edhe sot e kësaj dite Kosova dhe Shqipëria do ishin dy shtete të ndara përgjithmonë prej moskomunikimit me infrastrukturë moderne. Tani Lulzim Basha thotë se edhe ai e bëri Rrugën e Kombit, por nuk është ashtu pasi ishte thjesht ministër Transporti e zbatoi vendimmarrjen e Berishës.

Sot nuk po përmendim edhe disa ta pabëra të Sali Berishës kur në pushtetin e kohës së tij, në 26 maj 1996, ai shkeli për herë të parë institucionin e votës së lirë duke futur duart në kutitë e votimit. Dhe që prej asaj dite të tmerrshme të 26 majit 1996 nuk ka më zgjedhje të lira në Shqipëri. Sot është perfeksionuar vjedhja dhe blerja e votës së lirë. Por iniciuesi apo ai që prishi i pari votimet ishte Sali Berisha.

Nuk po themi se dogji e shkatërroi median e lirë të kohës, pasi ajo tani ka vendim të gjykatës së lartë me firmë e vulë për pushtetin kriminal të PD-së më 2 mars 1997, kur dogji KOHA JONË tamam si nazistët. Por le të kthehemi në kohë dhe te vijmë te dueli Berisha- Basha për PD-në. Siç thashë në fillim Foltorja e nxori PD-në nga përgjumja, asfiksia dhe monotia e pesimizmit se “me Lulin jemi në opozitë gjithë jetën”. Berisha gjallëroi bazën, frikësoi kryeministrin Rama për mundësinë e fillimit të protestave pa ndalesë në sheshin para kryeministrisë.

Ndërkohë Basha sulmon nga selia blu dhe nga salla e parlamentit, por kjo nuk mjafton për t’u përballur me regjimin e Ramës. Kryeministri me këtë mënyrë opozitare të Bashës rri deri pas viteve 2030 në pushtet. Deri këtu jemi me Berishën si lëvizje e jo si mbrojtje personale! Një vend pa opozitë të fortë dhe të besueshme është shtet autokratik e aq me tepër në Shqipëri ku kryeministri kthehet në mbret.

Firmat e delegatëve të PD janë për Berishën. Nëse janë të vërteta, që prapë mendoj se janë të sakta, ata duan Kuvendin dhe largim të Bashës.

Deri këtu prapë jemi dakord se Kuvend duhet të ketë. Deri pardje Basha deklaronte se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD! Lëvizja 180-gradëshe e Bashës natyrisht ishte djallëzore dhe e mirëllogaritur, siç doli mbrëmë vonë deri në perfeksion diabolik. Basha vendosi me kryesine se me datë 18 dhjetor do të kemi Kuvend të PD, nderkohe qe data 11 dhjetor ishte shpallur nga Saliu.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

Nëse Berisha dhe Basha, siç thonë formalisht në publik, duan një PD të fortë dhe të përbashkuar duhet të gjenin një zgjidhje për duelin final mes tyre e ku njëri mbetet e tjetri mund të rrijë si fraksion në PD. Aq me tepër që projekt-statuti që kërkon Berisha është shumë jetësor për një PD e cila synon të vijë në pushtet.

Nga ana e tij Basha për ti gërricur nervat Saliut nxori agjendën e Kuvendit me disa pika që nuk përkojnë aspak me atë që duan demokratët e firmave dhe Saliu. Mendoj se e bëri kastile për të provokuar Saliun, siç ia arriti fatkeqësisht, dhe për ta nxjerrë atë në sytë e publikut dhe sidomos të bazës demokrate se BERISHA NUK ËSHTË NJËRI I KOMPROMISIT PËR PD, POR E KA HALLIN TE HALLET E VETA. Berisha doli mbrëmë me nxitim e sipër dhe tha JO më 18 dhjetor, duke sjellë që Basha të fitojë lojën për momentin në sytë e publikut.

Lexo edhe :   Balla tallet me Bashën: Luli çohet vonë, s’ka marrë vesh që takuam fermerët

Nëse Berisha do të këshillohej apo të ishte më i qetë pas kësaj lëvizje shahu politik nga Basha, ai si njeri i rrahur me “ vaj e uthull” do të bënte një gjest sfidues historik për veten dhe PD; të thoshte PO, më 18 dhjetor do jemi aty të gjithë dhe nëse ka delegatët protij e bënte Lul Bashën të fliste me vete në sallën e Kuvendit sepse çdo akt do t’ia rrëzonte salla e Kuvendit live para miliona syve të shqiptarëve.

Ajo puna që siç tha Saliu mbrëmë se nuk mund të prekë vullnetin e 4200 delegatëve që kanë firmosur për datën 11 dhjetor, nuk e ha njeri pasi ata kanë firmosur një formular të bërë në zyrat e Berishës. Dhe mirë kanë bërë por të thuash tani se “janë ata që vendosin”, kur fare mirë të gjithë e dimë se si ka vepruar Berisha me PD-në tash 30 vite.

Natyrisht që vlerat e Saliut si ish-lider i kësaj partie mbeten historike dhe të gdhendura në selinë blu, porse të na bëjnë sikur nuk mund të bindë 4200 delegatë për ta ndryshuar datën, nga 11 në 18, këtë nuk e ha asnjë.

Berisha do të hynte në histori për së dyti nëse mbrëmë thoshte: Po, për hir të mospërçarjes dhe për shkak se më ka ftuar kastile do shkojmë më 18 dhjetor atje, te logu i burrave për ta dërmuar mu në sallë. Nëse siç thotë se ka shumicën e delegatëve sapo të hynte në sallën e Kuvendit dhe delegatët te ngriheshin të gjithë në këmbë duke thirrur: Sali Berisha, Sali Berisha, kaq do ishte dhe Kuvendi mbaronte punë. Por Berisha nuk e ka pranuar deri tani këtë duel.

Tani detyrohemi të bëjmë “avokatin e djallit”. Nga dje Basha fitoi sfidën publike me Saliun derisa kanë filluar të qarkullojnë teoritë konspirative se Berisha nuk ka garanci te votimi i fshehtë në Kuvend etj etj. Ndaj Sali Berisha duhet të bëjë aktin publik të sfidës: të pranojë vetëm një Kuvend, atë të datës 18 dhjetor me njerëzit e datës 11 dhjetor!/kohajone

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...