Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bëri sikur po priste damarët, si tentuan të arratisen Çekaj dhe ‘Babagjyshi’

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bëri sikur po priste damarët, si tentuan të arratisen Çekaj dhe ‘Babagjyshi’

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dështuan për tu arratisur nga burgu “313” në Tiranë, ndonëse kishin një plan të mirëmenduar. Çekaj është i dënuar me 14 vite burg, pasi në magazinat e kompanisë së tij iu gjetën 613 kg kokainë, ndërsa Fatmir Pjetri është i dënuar me 30 vite burg, si anëtar i bandës kriminale “Babagjyshi”, që grabitën disa argjendari.

Tashmë është hedhur dritë mbi skemën e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit, e kryer në bashkëpunim. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së bashku me SHKBB-në, pak momente para arratisjes, vëmendjen e forcave të sigurisë e mori një i paraburgosur tjetër, i cili po kryente një tentativë vetëvrasjeje.

“Dyshohet që tentativës para arratisjes i ka paraprirë një incident i kryer nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor”, thuhet në reagimin zyrtar.

Dy të burgosurit përfituan nga fakti se forcat e sigurisë nuk do të ishin shumë të përpiktë në orarin e ajrimit, një faktor tjetër kyç në planin e arratisjes. Çekaj dhe Pjetri kanë dashur të arratisen gjatë këtij orari, por u konstatuan nga punonjësit e burgut dhe gjatë tentativës, goditën një prej policëve të burgut.

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri janë vendosur në izolim, dhe do të kallëzohen penalisht për “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

“Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së veçantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”, thuhet më tej në reagim.

Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit, ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.

Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës, pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018, që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Ndërsa Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal “Babagjyshët”, të cilët gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit, kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. /Tirana Today

Tags: Arbër ÇekajburgFatmir Pjetri

TË LIDHURA

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës
Aktualitet

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025
Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI
Aktualitet

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

18:51 | 29/07/2025
Next Post
VIDEO/ Berisha i shqetësuar për atë që e pret, ja çfarë bën

VIDEO/ Berisha i shqetësuar për atë që e pret, ja çfarë bën

Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it

Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it

Izolohen për 90 ditë, kush i ndihmoi Arbër Çekajn dhe Fatmir Pjetrin?

Izolohen për 90 ditë, kush i ndihmoi Arbër Çekajn dhe Fatmir Pjetrin?

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit
shendetesi

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

by mirseda
22:54 | 29/07/2025
0

Ruajtja e nivelit të duhur të tensionit të gjakut është një nga mënyrat më të rëndësishme për...

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

22:38 | 29/07/2025
“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

21:53 | 29/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com