E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
14.5 C
Tirana

Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it

Nga: Eduard Zaloshnja

Rreth 2/3 e votuesve te Trump-it, sipas sondazheve ne SHBA, mendojne se atij iu vodh fitorja nga koalicioni Biden-Soros-Obama etj. etj. Dhe me shume se 2/3 e votuesve republikane besojne se ai do te rikthehet ne Shtepine e Bardhe pas kater vjetesh.

Rreth 2/3 e votuesve te PD-se, sipas nje sondazhi qe zhvillova para dy javesh, mendojne se Berisha duhet te jete pjese e grupit parlamentar demokrat, pavaresisht se eshte shpallur person non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ma do mendja se shumica derrmuese e tyre besojne gjithashtu se Trump do te rikthehet ne Shtepine e Bardhe.

Berisha, duke qene nje nuhates i stervitur i humorit te elektoratit te PD-se, ka krijuar narrativen qe shpallja e tij person non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan eshte nje levizje konjukturale e nxitur nga Soros (miku Rames), pasi aleatet e tij ideologjike erdhen ne pushtet ne SHBA.

Kjo narrative e Berishes duket se ka ngjitur tek njerezit e tij ne PD, si dhe tek elektorati i thjeshte demokrat. Dhe pavaresisht se nuk thuhet hapur, lihet te kuptohet se sapo te rikthehet Trump apo nje pasues i tij ne Shtepine e Bardhe, statusi i personit non-grata do te zhbehet.

Nderkohe qe nje narrative e tille mund ta mbaje me shprese afatgjate elektoratin e PD-se, ajo nuk i vjen ne ndihme kryetarit te saj, i cili ka nje problem afatshkurter. Ne shtator, atij do ti duhet ose te propozoje perjashtimin e Berishes nga grupi parlamentar i PD-se (siç ia ka kerkuar pothuaj publikisht ambasadorja amerikane), ose ta mbaje Berishen ne grupin parlamentar (siç duan 2/3 e vouesve te PD-se).

Ne skenarin e pare, Basha do te kishte perkrahjen e Uashingtonit, por do te mbetej me nje parti te mpakur elektoralisht dhe parlamentarisht. Ne skenarin e dyte, do te izolohej nderkombtarisht dhe do mbetej me nje elektorat e grup parlamentar kompakt, por qe do te mbahej vetem me shpresen e vaket se pas kater vjetesh do te rikthehet Trump apo nje pasues i tij ne Shtepine e Bardhe. (Mos te harrojme se para kater vjetesh, perkunder pritshmerive, Bashen nuk e ndihmoi fare vajtja e Trump-it ne Shtepine e Bardhe).

Lexo edhe :   Mbi modelin Ramiz Alia
Lexo edhe :   Mbi modelin Ramiz Alia

I ndodhur aktualisht mes nje Shihle e Karibde proverbiale, Basha duket i pavendosur. Deri me sot, ai nuk ka demonstruar ndonjehere se ka karizmen dhe fuqine oratorike per te ndryshuar trajektoren e opinionit te elektoratit, qe ky i fundit ta mbeshtese fort per vendime te veshtira. Ai thjesht ka demonstruar se eshte nje udheheqes konjuktural, qe thjesht pret rradhen te vije ne pushtet…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...