Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Bëri kallëzim të rremë”/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Salianjin

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Bëri kallëzim të rremë”/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Salianjin

Gjykata Penale ka zbardhur vendimin ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në vendimin e gjykatës thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së, duke e stisur të gjithën për ta publikuar më pas në media.

“Salianji u përfshi në kallëzimin e rreme për interes politik të tij e te PD. Albert Veliu njohur si Babalja u akomodua në seline e PD, ku ka dhënë dhe intervista. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018. Biseda është regjistruar në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliu ja ka dorëzuar Ervin Salianjit.

Stilolapsin përgjues ja dha Salianji. Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim. Në tetor 2017, Albert Veliu ka marrë takim me Ervin Salianjin. Më 20 tetor 2017 Veliu ka biseduar me Salianjin për 51 sekonda. Ky komunikim perveçse motiveve për audiopergjimin, si lidh të pandehurit me asnjë shkak tjetër. Nuk jane as miq, as të afërm. Ervin Salianji realizoi kontaktin e Albert Veliut me gazetarin Jetmir Olldashi. Deklarimet publike të Salianjit nuk dhanë asnjë provë për veprën penale të trafikut të droges në ngarkim të Agron Xhafës. Pas publikimit të audiopërgjimit, ka një numër të lartë bisedash mes Albert Veliut e Fredi Alizotit, biseda këto kompromentuese.

Nga të gjitha provat dhe tabulatet telefonike, rezulton se zërin e Agron Xhafes e ka bërë Fredi Alizoti. Kjo veprintari e kallëzimit të rreme nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik te deputetit, apo ushtrimit të lirisë së shprehjes”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Pak më herët, gjykata e dënoi me një vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje.

Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj burg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Menjëherë pas dhënies së vendimit, ish-deputeti e ka cilësuar gjyqin e tij si politik, duke u shprehur se do ta apelonte vendimin.

 

Tags: ervin salinjiGjykatavendim

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
Lot dhe thirrje anti-amerikane, tabloja e funeralit të komandantit iranian

Lot dhe thirrje anti-amerikane, tabloja e funeralit të komandantit iranian

Hakmarrja e Iranit nuk do të vijë me luftë, por duke dënuar gjithë botën

Hakmarrja e Iranit nuk do të vijë me luftë, por duke dënuar gjithë botën

E shkuara mafioze/ Ekzekutimi i bosit shqiptar dhe heshtja e autoriteteve

E shkuara mafioze/ Ekzekutimi i bosit shqiptar dhe heshtja e autoriteteve







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com