Protestë dhe vajtim, kjo është pamja në rrugët e Bagdadit sot, në ceremoninë mortore të Gjeneralit të lartë Iranian Qasem Soleimani, i cili u vra përmes një sulmi ajror të forcave amerikane.
Me mijëra qytetarë irakianë u mblodhën sot në rrugët e Bagdadit për të marrë pjesë në funeralin e komandantit. Ata mbanin në duar flamuj të Irakut dhe të milicive shiite. Mes lotëve dhe vajit dëgjoheshin thirrjet “Vdekje Amerikës”, shkruan BBC.
Kujtojmë që gjenerali u vra nga një sulm me dron nga ushtria amerikane ditën e djeshme. Komandanti u bë i njohur në 2018, pas kërcënimeve të shumta që i bënte Amerikës nëpër rrjetet sociale. Ai ishte komandant i forcave speciale iraniane Kuds dhe përgjegjës për operacionet e ushtrisë iraniane në Lindjen e Mesme.