Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Bereqet Versën” ose kur PD-ja i largohet pushtetit si marrëzia bibliotekës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Nga Lorenc Vangjeli

Të zgjedhurit në Këshillin Kombëtar të PD-së kanë gjithë të drejtën të thonë: “Bereqet Versën”, meqënëse u zgjodhën! Të përjashtuarit, njëlloj si ata që ikin me vrap para se t’u shembet çatia mbi kokë, mund të thonë me të drejtë: “Bereqet Versën”, meqënëse nuk u zgjodhën! Ky turqizëm, i huazuar prej shumë kohësh në shqipen e vjetër nuk ka shumë lidhje me kuptimin direkt të fjalës në gjuhën e sotme turke, por në një rast të tillë do të thotë pak a shumë: “mirë, ja kështu, e shtyjmë”! Sepse as të parët nuk fitojnë ndonjë gjë të madhe nga prania në listën e Këshillit të PD-së dhe as të përjashtuarit nuk humbasin një gjë të madhe nga mungesa në të. Lista e cila do të duhej të ishte një hierarki e mundshme vlerash apo një sistem që do të spikaste individualitete në një organizatë vullnetare politike, është po aq larg një qëllimi të tillë, sa është edhe vetë PD-ja nga pushteti. Të cilit, prej tetë vjetësh, ajo vetë i rri larg si marrëzia bibliotekës ose i largohet si ëngjëlli tundimit.

Ajo çfarë po ndodh në partinë më të madhe të opozitës, që nga humbja traumatike e 25 prillit, është trishtuese. Fiks në momentin kur socialistët nuk kishin mbaruar dollitë me shampanjën e fitores së tyre, në PD lajmëruan nisjen e garës së re. Mbasi humbi gjithë Shqipërinë për herë të tretë, Basha kërkoi rizgjedhjen për herë të tretë në partinë e tij. Pavarësisht se çfarë i sugjeronin miqtë dhe pa asnjë lidhje me arsyet për të cilat e ironizonin kundërshtarët, kjo ishte një lëvizje e detyruar nga “sakrifica”; një lëvizje me detyrim dhe përcaktim. Në një vend me një sistem politik si Shqipëria ku fituesi i merr të gjitha, Basha kishte nevojë dëshpëruese për të marrë edhe ai fitoren e vogël mbi atë që ja dhanë në fillim si dhuratë, që e morri më pas si mundësi e vetme dhe e rifitoi për të tretën herë me të njëjtin slogan me të cilën Rama rimorri Shqipërinë: në PD nuk jam më i miri, por më të mirë se unë nuk mund të gjeni në PD!

Askush nuk mund ta akuzojë Bashën për një akt të tillë, edhe pse ai ishte një akt hilacak dhe shmangie totale e përgjegjësisë individuale. Duke u bërë kështu trungu perfekt dhe jo thjesht gjethja më e trashë e fikut që do të mbulonte çdo zullum të pretenduar në zgjedhje nga qeveria. Nuk ka kundërargument më të mirë në një dialog sesa ndryshimi i argumentit. Dhe Basha e ndryshoi si me magji argumentin e ditës: nga “masakra elektorale” që pretendonte, në “masakrën zgjedhore” të partisë së tij që po përgatiste.

Basha nuk mund të fajësohet mbi këtë dobësi njerëzore dhe tipike e politikës shqiptare. Pak a shumë, në rrethana të ngjashme, por jo kaq ekstreme si këto, të njëjtën gjë bëri edhe Edi Rama mbas zgjedhjeve të humbura të 2009-ës. Eshtë ligjësi e natyrës, madhësia e vezës që mund të bëjë çdo kush varet nga tjetër përmasë, të cilën ose e ke me vete, ose nuk e merr dot borxh. Deri në këtë moment, kryetari i PD-së mund të jetë i justifikuar. Fajësia e tij reale nis më pas. Aty ku ai u tregua i dobët dhe hakmarrës. I trembur si humbës dhe gjithë dilema si fitues. Thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm me një axhendë më se të zakonshme dhe mbi të gjitha përjashtimi i çdo zëri kritik nga Këshilli Kombëtar i PD-së janë humbja e tij reale në parti. Arben Ristani apo Edith Harxhi, për të vënë gishtin vetëm mbi dy emra të përjashtuar, Halim Kosova e Ardian Isufi, “të humbur” në votim, por edhe të tjerë të larguar e të mohuar, janë hipoteka reale e asaj që do t’i ndodhë nesër PD-së, kur Edi Rama do t’u thotë të tjerëve se i vështirë është të merret mandati i tretë, sepse mandati i katërt është shumë më i lehtë për t’u marrë.

Vendimmarrja naive dhe hakmarrëse në PD, që shkon përkundër gjithë logjikës që dikton humbja, përcakton mundësitë për të humbur dhe nesër. Hapja dhe jo mbyllja, diversiteti dhe jo uniteti, dallga dhe jo këneta janë ato që do t’i jepnin dinamikë një partie që ka humbur gjithmonë kur është mbyllur dhe ka fituar kur është hapur. Në vend që të përzinte Ristanin, Basha duhet të ftonte Patozin, në vend të injoronte Harxhin, duhet të kërkonte edhe Topallin. Sado të pamundura të duken mundësi të tilla, ajo është e vetmja filozofi për t’u ndjekur. Basha nuk është më larg Ristanit sesa ishte Berisha me Cekën, fjala vjen, në 2005-ën, kur i zgjati dorën armikut të tij të hershëm. Distanca e kryetarit të PD-së me Nishanin, është ku e ku më modeste dhe e cekët në krahasim me atë që ndante Ramën e 2013-ës me Ilir Metën. Kush nuk kupton këtë, është thjesht një derë e gabuar ku trokitet më kot. Ndoshta vetë Basha që po mbyll dyer dhe ngre mure rreth zyrës së tij, është i lumtur me një parti si PD që nuk e diskuton vendin e dytë dhe nuk ka ambicje për më shumë. Po të bëhej kryeministër do të ishte mrekulli, por edhe nëse mbetet vetëm kryetar opozite dhe krijon po atë distancë që ka marrëzia nga biblioteka apo i rri larg pushtetit si ëngjëjt tundimit, mund të thotë fjalën e vjetër turke që në shqip kuptohet lehtë: “Bereqet Versën”!, edhe pse, as andej dhe as këndej Bosforit të sotëm që ndan e bashkon dy botë, nuk ka shumë ëngjëj, në fakt.

Tags: lorenc vangjeliopinionPDpushteti

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Profil/ Antoine de Saint Exupery, krijuesi i ‘Princit të vogël’

Profil/ Antoine de Saint Exupery, krijuesi i 'Princit të vogël'

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Bush: Pasojat do të jenë të rënda

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Bush: Pasojat do të jenë të rënda

BE ndërmerr ligjin e posaçëm për transfertat e kriptomonedhave

BE ndërmerr ligjin e posaçëm për transfertat e kriptomonedhave

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com