Në Shqipëri, në jo pak raste janë evidentuar problemet që ekzistojnë me falsifikimin e dokumenteve për pronat. E madje tokat në bregdet janë ato më të lakmuarat, ku duket se ‘të fortët’ gjithmonë ia dalin që ti marrin pa orvatje.
Një tjetër rast që ka kryefjalë falsifikimin e dokumenteve, duket se ka përfshirë dy personazhe të njohur shqiptarë. Ata janë Ben Blushi dhe Gazmend Demi. Një punonjës i Hipotekës në Vlorë e sinjalizon Berishën për këtë rast.
Ai tregon se një muaj më parë, në zyrat ku ai punon, është krijuar një situatë konfliktuale, për rregjistrimin e një prone në Dhërmi. Ai thotë se bëhet fjalë për gati 6000 m2 në bregdet. Kjo sipërfaqe toke është rregjistruar falë presionit dhe shantazhit, pasi dokumentet ishin të falsifikuara.
Toka është rregjistruar në emër të Ben Blushit dhe Gazmend Demit. Për këtë rast, shton më tej ai, kanë ikur nga puna dy drejtorë.
Statusi
Arben Malavita me ortak Gaz Ramen grabit toke me fallsifikime ne Dhermi.
Shkarkohen me urdher te Edvin Hajdutit 2 drejtore hipoteke ne Vlore qe zbuluan fallsifikimin e dokumentave dhe refuzuan rregjistrimin.
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
I nderuar Doktor. Une jam nje punonjese e hipotekes ne Vlore. Nje muaj me pare ne zyrat tona plasi nje sherr i madh per rregjistrimin e nje prone ne Dhermi. Behet fjale per gati 6000m2 ne bregdet. Me presion dhe shantazh eshte rregjistruar pasi ishte e fallsifikuar. Pra kishte zhvendosje. Prona eshte ne breg te detit dhe gjoja eshte ndare me ligjin 7501. Por kur pame emrat e pronareve kuptuam perse behej fjale. Siperfaqja u rregjistrua ne emer te Ben Blushit dhe Gazmend Demit. Ne hipoteke plasi skandali dhe iken edhe 2 drejtore vetem per kete rast. Eshte paguar nje thes me leke. Ka filluar nje perplasje e madhe midis Blushit dhe biznesmenit Pandi Carapuli qe ka ndertuar aty afer. Nje vjedhje e hapur ne mes te dites ne nje nga zonat me vlere me te madhe ne Shqiperi. Perlat e rivieres po grabiten nga Ben Blushi e Co. Prona eshte regjistruar me 06.05.2020