Kompanitë ajrore në Belgjikë kanë anuluar mbi 60 fluturime për shkak të motit të keq. Stuhia “Ciara” e njohur si një nga më të fuqishmet të këtij shekulli ka detyruar autoritetet portale të Brukselit të marrin masa drastike.
Stuhia “Ciara” është karakterizuar nga erëra të forta që arrijnë deri në 110 km/ orë. Shumë kompani udhëtimesh si British Airways, Lufthansa dhe kompani nga vendet ku ka goditur “Ciara” ka qenë të detyruara të anulojnë çdo lloj fluturimi.
Pritet që stuhia të zgjasë disa ditë dhe autoritetet kanë udhëzuar pasagjerët që të informohen në çdo moment në faqet e internetit të kompanive për udhëzime.