Sot ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021, në të gjitha shkollat e vendit. Që në hyrje të shkollës, nxënësve iu matet temperatura, më pas duhet të ruajnë distancën të paktën 1.5 metra nga njëri-tjetri ashtu si dhe në banka.
Në nisje të këtij viti shkollor, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të ndajë një foto me vajzat e saj. Ajo apelon për të gjithë prindërit, mësuesit dhe nxënësit që të tregohen të kujdesshëm gjatë procesit mësimor.
Statusi
#NëShkollë të #sigurt!
Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!
Jep edhe ti kontributin tënd për #ShkollatëSigurta!
Bëhu #superhero#mbajmaskën çdo ditë
Ruaj distancën
Kujdesu për higjienën
SUKSESE!
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1046134619175921