Vetëm një ditë para zgjedhjeve vendore, KZAZ-të kanë filluar të shpërndajnë materialet zgjedhore në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Ndërkohë, ka tërhequr vëmendjen veprimi i kryetarit të Partisë Socialiste në fshatin Rusan të Bashkisë Delvinë, Landi Shkrepa, i cili ka marrë përsipër shpërndarjen e fletëve të votimit dhe materialeve të tjera në qendrat e votimit.
Siç dallohet edhe nga pamjet, materialet zgjedhore janë transportuar me dy automjete personale, ndërsa janë tërhequr nga KZAZ-ja nr.87, në Delvinë.