Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE t’i japë fund bashkëjetesës me udhëheqësit autoritarë të Ballkanit Perëndimor

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
BE t’i japë fund bashkëjetesës me udhëheqësit autoritarë të Ballkanit Perëndimor

Nga Marko Ceperkovic “Emerging Europe”

Ka një të vërtetë që Bashkimi Evropian nuk duhet ta fshehë më: shtetet anëtare të unionit, nuk janë më të përkushtuara ndaj zgjerimit. Për ta, Ballkani Perëndimor nuk është gati për anëtarësim, dhe në fakt siç janë punët për momentin, këto vende do të ishin një barrë për BE-në.

Në këto kushte, rajoni duhet të marrë përgjegjësi dhe të reformohet. Nuk duhet harxhuar më tepër kohë. Përkundrazi, duhen ndërmarrë reforma reale, të bazuara në parimet e demokracisë të BE-së, dhe jo reforma sa për sy e faqe. Vendimi i Këshillit Evropian më 19 qershor, për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe për të çelur vetëm një kapitull të ri me Serbinë, ishte zhgënjyes.

Shumë miq të Ballkanit, i bënë me të drejtë thirrje shefave të BE-së, që të mbeten të besueshëm në sytë e qytetarëve në rajon, si dhe të tregojnë angazhimin e tyre. Megjithatë, ky përkushtim mungon nga të dyja anët. Dhe mungon prej disa kohësh. Sa më shpejt që ta pranojmë këtë fakt, aq më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të fokusohen tek ajo që do të ndryshonte vërtet jetën e përditshme të qytetarëve të tyre:tek reformat e brendshme, që janë të mundshme dhe shumë të nevojshme.

Kjo do të krijonte mundësi për të vazhduar përparimin, duke mbetur realistë për shanset e  ardhshme brenda dhe pranë Bashkimit Evropian. Unë nuk po kërkoj që Ballkani Perëndimor të mos bëhet pjesë e BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë, dhe Ballkani nuk ka më kohë për të humbur.

Skenari më optimist në fillim të këtij viti, ishte se vetëm Mali i Zi dhe Serbia do të hyjnë në Bashkimin Evropian në vitin 2025. Sot e dimë, që as kjo nuk ka për të ndodhur. Situata është edhe më e rëndë në pjesën tjetër të vendeve. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë ende në pritje për të filluar negociatat.

Njëri prej tyre mund të fillojë bisedimet e pranimit që në tetor të këtij viti, tjetri thuajse me siguri jo. Bosnja është duke pritur të marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa trajektorja e integrimit të Kosovës në BE, praktikisht nuk ekziston. Edhe nëse gjithçka shkon mire, qytetarët e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë, nuk mund të shpresojnë të jenë pjesë e BE-së përpara fundit të dekadës së ardhshme.

Bosnjës dhe Kosovës, do t’i duhet më tepër kohë. Sondazhet tregojnë se kjo nuk është e qartë për qytetarët e këtyre vendeve. Disa prej tyre, si në Kosovë dhe Shqipëri, besojnë se vendet e tyre mund t’i bashkohen vërtet BE-së gjatë 5 viteve të ardhshme. Ky hendek midis realitetit dhe pritshmërive të krijuara në mënyrë të gabuar, do të sjellë zhgënjim dhe zemërim.

Për këtë arsye, është koha të nisim të flasim hapur mbi procesin e integrimit dhe progresin aktual të kufizuar, si dhe mungesën e lajmeve të mira për Ballkanin Perëndimor. Por kjo nuk ka pse të jetë një çështje tragjike. Përkundrazi, ajo ble kohë dhe krijon hapësirë, ​​për t’i vendosur gjërat më në rregull në këto vende.

Për faktin që rajoni është të paktën një dekadë larg pranimit në BE, nuk duhet fajësuar vetëm Bashkimi Evropian. Shkaku kryesor i gati të gjitha problemeve në rajon, vjen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe çështjeve që lidhen me të si korrupsioni, një administratë publike joefikase, ekonomitë e dobëta, udhëheqësit autoritarë dhe liria e dobët e mediave.

Kjo krijon pabarazi, pasi qytetarët ndihen të keqtrajtuar, investimet e huaja largohen, duke iu lënë vendin investimeve të dyshimta. Mosarritja e sundimit të ligjit, nënkupton se korrupsioni do të vazhdojë dhe shtetet gati partiake, do të vazhdojnë të ekzistojnë në të gjithë rajonin. Megjithatë, lajmi i mirë është se fuqia për ta ndryshuar këtë situatë, qëndron tek qytetarët dhe votuesit në Ballkan. Atyre duhet t’u thuhet, se nuk mund të presin që BE-ja të vijë dhe t’u zgjidhë këto probleme sistemike në emër të tyre, pasi ajo nuk do dhe në fakt s’duhet që ta bëjë këtë.

Ata nuk kanë nevojë që Brukseli të nisë t’i adresojë këto probleme të shumë përhapura. Ata kanë nevojë të ndërgjegjësohen dhe pajisen me kapacitete se si ta bëjnë këtë, dhe pikërisht këtu duhet të ndihmojë BE-ja. Vetëm pasi Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, ta pranojnë se integrimi në formën që ishte menduar në Selanik 16 vjet më parë, nuk është i realizueshëm, shoqëritë civile dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, mund të veprojnë si duhet.

Bashkimi Evropian, duhet të jetë më në fund i lirë të flasë për kapjen e shtetit, korrupsionin, përkeqësimin e lirisë së medias, dhe prapësimin demokratik në këtë rajon. Shoqëria civile, ka nevojë për aleatë. BE-ja nuk duhet të krijojë shpresa të rreme, duke krijuar kësisoj një mospërputhje midis pritshmërive dhe realitetit.

Nëse integrimi nuk është i arritshëm në terma afatmesëm dhe afatgjatë, sikurse edhe po duket, duhet të gjenden mënyra alternative të bashkëpunimit dhe mbështetjes, nga periudha e tanishme dhe deri tek anëtarësimi. Ky mund të jetë një anëtarësim alternativ, me fokus tek integrimi ekonomik, dhe me një pjesëmarrje të plotë në tregun e përbashkët, duke krijuar një treg te përbashkët në rajon, përmirësuar tregun e punës në rajon, si dhe duke i dhënë një mbështetje të pakushtëzuar ndaj establishmentit dhe sundimit të ligjit.

Bashkimi Europian, duhet të shkëputet qartazi nga bashkëjetesa me udhëheqësit autoritarë dhe të papërgjegjshëm të Ballkanit Perëndimor. Për momentin Brukseli shpërblen vetëm liderët që janë të përgjegjshëm.

Por ai nuk flet mbi atë sesi janë gjërat vërtet:që disa liderë të Ballkanit Perëndimor, nuk kanë vullnet për reforma, dhe që nuk janë në gjendje të ngrihen në lartësinë e detyrës për reformimin e duhur të vendeve të tyre, ndërsa të tjerët rrëshqasin në llumin e autokracisë dhe nacionalizmit.

Ky do të ishte hapi i parë në rindërtimin e besueshmërinë së BE-së në rajon, bazuar në themelet e vetë unionit:demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëria civile, nuk duhet të presin që Bashkimi Evropian të rregullojë problemet e tyre. BE mund dhe duhet të vazhdojë të ndihmojë rajonin në rrugën e reformave, por kjo vonesë në integrimin e tij, duhet të përdoret urgjentisht për t’u marrë me problemet me akute që kanë vendet e rajonit, deri kur të jetë i mundur anëtarësimi i tyre i plotë në union./ TIRANA TODAY

Tags: Ballkanit Perëndimorbefund bashkëjetesësudhëheqësit autoritarë

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Next Post
U përleshën me armë teksa transportonin drogë me mushka, kapet pas 4 vitesh skraparlliu

U përleshën me armë teksa transportonin drogë me mushka, kapet pas 4 vitesh skraparlliu

Aplikimet në polici/ Zv.ministrja: Hapat që do ndiqen në përzgjedhjen e tyre

Aplikimet në polici/ Zv.ministrja: Hapat që do ndiqen në përzgjedhjen e tyre

E pazakontë/ Njihuni me qytetin që transportin publik, do e ketë falas

E pazakontë/ Njihuni me qytetin që transportin publik, do e ketë falas

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com