E diel, 31 Maj, 2020
18 C
Tirana

U përleshën me armë teksa transportonin drogë me mushka, kapet pas 4 vitesh skraparlliu

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim prej 4 vitesh, ka rënë sot në prangat e policisë së Skraparit, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, të mbetur në tentativë” dhe “Trafik droge”.

Bëhet fjalë për Fatri Ibro, banues në fshatin Nikollarë të Skraparit, për të cilin dyshohet se bashkë me dy vëllezërit e tij, Ilirjan dhe Gazmor Ibro, katër vite më parë, po transportonin drogë me mushka nga Skrapari në Përmet, ndërsa janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

I plagosur në atë kohë mbeti Gazmor Ibro, ku po ashtu uniformat blu sekuestruan 100 kg marijuanë që po transportohej me mushka.

Kujtojmë se policia bëri me dije se gjithçka nisi për lëndën narkotike. Gazmor Ibro, banues në fshatin Nikollar të Skraparit së bashku me dy vëllezërit e tij po transportonte me mushka drogën, kur Roland Pata 41 vjeç, Altin Merdani 36 vjeç, Stefan Gjoka 32 vjeç, dhe Elton Abazaj 34 vjeç u kanë dalë përpara për t’i grabitur. Sipas bluve ata kanë shtënë me armë zjarri duke lënë të plagosur Gazmor Ibron.

4 persona ranë në prangat e policisë dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim, përfshirë edhe Fatri Ibron.

Pas arrestimit të katër shtetasve në lidhje me këtë ngjarje, policia shpalli në kërkim shtetasit: Stefan Gjoka, banues në Qeparo të Vlorës, Elton Abazaj,banues në Gjirokastër dhe dy vëllezërit Ilirjan e Fatri Ibro, banues në fshatin Nikollarë të Skraparit.

Krahas 100 kg marijuanë që u kap dhe sekuestrua në vendngjarje, vëllezërve Ibro u janë gjetur në banesë edhe 60 bimë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që policia sekuestroi pas ngjarjes në banesën e Roland Patës edhe dy doza kokaine prej 1.5 gram dhe 5.1 kg hashash.

Gjatë ngjarjes, policia sekuestroi gjithashtu tre automjete me targa AA122JC ; AA042 AU dhe AA337HY, 11 gëzhoja automatiku mod.56, 2 gëzhoja pistolete të kal. 7.62mm dhe një fishek model 56 .

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Humb jetën një 82-vjeçare tek Sanatoriumi, pas vdekjes rezultoi pozitive me koronavirus

Një 82-vjeçare e cila ka humbur jetën në Sanatorium, për shkak të problemeve të shumta shëndetësore, ka rezultuar me koronavirus pas vdekjesas. Ministria e Shëndetësisë...

Atentati para hotelit në Kurbin, ja kush dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Si pasojë e...

Daçiç: Vendimi i fundit i Kosovës është më i keq sesa masa 100% për mallrat

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka reaguar pas vendimit që u mor mbrëmë nga qeveria në detyrë e Kosovës. Kjo e fundit...

Ulet numri i rasteve të reja, bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 11 raste janë...

Temperaturat e larta/ Ekspertët paralajmërojnë: Britania do bëhet më e nxehtë se Maroku

Mediat britanike shkruajnë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton temperatura më të larta se Maroku. Sipas The Sun, vendi po përjeton majin më të...
WhatsApp KONTAKTO TT