Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

BE rrit përpjekjet për të nisur negociatat me Shkupin dhe Tiranën

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Më 10 maj, ministrat e BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që deri në fund të muajit qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për të dyja shtetet, çështja e hapjes së negociatave ka ngelur në Këshillin e BE-së ku Bullgaria ka bllokuar miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë, disa shtetet tjera, nuk kanë dashur që të miratohet as ajo për Shqipërinë.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe rrugëdalje nga kjo situatë Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva, në emër të Presidencës së radhës së BE-së dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësisë, Oliver Verhelyi, të premten me 21 maj do të vizitojnë Sofjen dhe Shkupin.

Ata, sipas njoftimeve nga presidenca portugeze, do të bisedojnë me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi.

Pastaj do të shkojnë në Shkup për të biseduar me presidentin e Maqedonisë së Veriut ku do të kenë biseda në nivel të njëjtë, me presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve evropiane.

“Nisja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një prioritet kyç për BE-në dhe konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja këto vende duhet të zhvillohet sa më shpejtë pasi të miratohet korniza negociuese nga ana e Këshillit”, ka thënë në një njoftim presidenca portugeze e BE-së.

Edhe burimet diplomatike nga disa shtete të rëndësishme të BE-së kanë thënë se po bëjnë “përpjekje maksimale” për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se po synojnë si afat për këtë fundit e muajit qershor, kur edhe skadon presidenca portugeze e BE-së.

Ka pasur edhe ide që, nëse Bullgaria nuk heq veton për Shkupin, negociatat të hapen vetëm me Shqipërinë. Por, disa shtete, në këtë moment, nuk duan një skenar të tillë duke insistuar se të dyja shtetet, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian i kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe me të dyja duhet të hapen negociatat.

Por, burimet diplomatike thonë se heqja e pengesave nga ana e Bullgarisë nuk është e lehtë pasi në këtë shtet pritet të zhvillohen edhe një herë gjatë verës zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në këto rrethana është edhe më e vështirë të arrihet ndonjë kompromis.

Në pjesën e dytë të vitit të shkuar Gjermania kishte bërë përpjekje për të siguruar nisjen e negociatave me këto dy shtete kandidate por nuk kishte pasur sukses. Presidenca Gjermane kishte shprehur keqardhje dhe frustrim për një situatë të tillë.

Çështja e zgjerimit të BE-së pritet të jetë në rend dite në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së në nivel ministrash me 22 qershor. Deri atëherë në BE thonë se do të bëjnë përpjekje që të ketë rezultate konkrete në mënyrë që të kthehet besimi në këtë proces./REL/

Tags: beMaqedoni e Veriutnegociatashqiperi

TË LIDHURA

Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
Next Post
U mbështet nga FIFA/ Fakte të reja për Super Ligën Europiane

U mbështet nga FIFA/ Fakte të reja për Super Ligën Europiane

Intervistë: Zyrtari i Hamasit thotë “nuk kemi mungesë raketash”

Intervistë: Zyrtari i Hamasit thotë "nuk kemi mungesë raketash"

Konflikti në Lindjen e Mesme: BE paguan, por nuk ka influencë

Konflikti në Lindjen e Mesme: BE paguan, por nuk ka influencë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,
Aktualitet

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

by mirseda
12:40 | 10/02/2026
0

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe...

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com