Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

BE optimist për Ballkanin, SHBA-ja kërkon njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi

5 vjet ago
in Rajoni
BE optimist për Ballkanin, SHBA-ja kërkon njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi

I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer thanë se vizita e tyre në Prishtinë synon të mbështesë dialogun.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak dhe Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Mathew Palmer, thanë në Prishtinë se BE dhe SHBA mbesin të përkushtuara në dialogun Kosovë-Serbi, me qëllimin final arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rinisë së shpejti gjatë këtij muaji, me një takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përsa i përket qëllimit final të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfaqësuesi i SHBA Mathew Palmer ishte i drejtpërdrejtë.

“Sa i përket qëllimit përfundimtar, ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lërë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, tha Palmeri në një konferencë të shkurtër për mediet, së bashku me Lajçakun. Përsa u përket kompromiseve të mundshme në dialogun Kosovë-Serbi, që do të çonin drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, Palmeri tha se për “për kompromise u takon palëve që të diskutojnë dhe të vendosin”.

Kompromisin duhet ta përcaktojnë vetë shqiptarët e serbët

“Nuk është në dorën e SHBA që të identifikojë se cilat duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve. Dialogu nuk udhëhiqet nga SHBA e BE, por udhëhiqet nga palët. Dialogu lehtësohet nga BE dhe mbështetet nga SHBA. Prandaj, u takon palëve të formësojnë dhe të pajtohen për parametrat e dialogut dhe të ndihmojnë që procesi të ecë përpara. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe avokuar teksa procesi ecën përpara”, tha Mathew Palmer. Sipas tij, “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si do të merren vesh palët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përsëritur disa herë se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, i cili viziton shpesh Kosovën dhe Serbinë, ndërkaq, tha se takimet që zhvilluan kësaj radhe në Prishtinë ishin të dobishme dhe sipas tij, qëllimi i kësaj vizite dyditore ishte që të sigurohet që takimi Kurti-Vuçiç të jetë i suksesshëm.

“Bashkëpunimi transatlantik në çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe dialogut, është i shkëlqyeshëm. Qëllimi parësor i kësaj vizite, ishte të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë mes Kurtit dhe presidentit Vuçiç, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel”, tha Miroslav Lajçaku, duke shtuar se “ky vit (viti 2021) ka potencial të jetë vit i mirë për marrëdhëniet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor”.

Lajçaku dhe Palmeri zhvilluan gjatë dy ditëve të qëndrimit në Prishtinë bisedime me të gjithë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e opozitës dhe praninë ndërkombëtare.

Osmani: thelbësore të respektohet rregullimi kushtetues e funksionaliteti i vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ana e saj tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

“Për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit”, tha Osmani duke shtuar se duhen respektuar këto parime në mënyrë që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi ndërmjet BE dhe SHBA në dialogun Kosovë-Serbi është i domosdoshëm.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”, tha kryeministri Kurti. Sipas tij, dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithëmbarshme.

Përfshirjen e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi po e kërkojnë edhe partitë politike opozitare, përfaqësuesit e të cilave takuan dy emisarët e dialogut Lajçak dhe Palmer.

Më 18 prill ndërkaq, në darkën e shtruar në Bruksel për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti, shefi  i diplomacisë evropiane Josep Borrel deklaroi se ai shpreson që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë nga mesi i muajit qershor./DW

Tags: Ballkanibekosove

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Rajoni

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Next Post
Rënia e suvasë/ Dy fëmijë në dhomë, Komision për gjendjen e të plagosurit

Rënia e suvasë/ Dy fëmijë në dhomë, Komision për gjendjen e të plagosurit

10 shprehje nga Oskar Uajlld, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Oskar Uajlld, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

“Femra po s’u tund, s’është femër”, deklarata e avokatit bëhet virale në rrjet

"Femra po s’u tund, s’është femër", deklarata e avokatit bëhet virale në rrjet







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas
Politikë

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas

by mirseda
15:40 | 07/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kanë inspektuar ë ditën e sotme...

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

15:38 | 07/03/2026
Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin

Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin

15:29 | 07/03/2026
FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

14:58 | 07/03/2026
Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

14:48 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com