E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

BE: Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ana Paula Zacarias, Ministrja e Jashtme e Portugalisë, vendi i cili mban presidencën e rradhës në BE, ka deklaruar se nuk do të ketë çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Luksemburg, ka qenë Bullgaria e cila vendosi veton për shkak të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut mbi pretendimet për gjuhën dhe identitetin. Po ashtu u refuzua dhe kërkesa për ta vlerësuar më vetë Shqipërinë.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE .Pavarësisht të gjitha perpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër”, tha ajo.

Ministrja portugeze Ana Paula Zacarias, gjatë konferencës në Luksemburg
Ministrja portugeze Ana Paula Zacarias, gjatë konferencës në Luksemburg

Mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg, nuk ka arritur të caktojë një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me dy shtetet ballkanike.

Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda që ishte më skeptikja, votoi pro për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare.

Fati i integrimit europian të Shqipërisë, do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca e ardhsme sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjisruar pasditen e sotme në vendin e njohur si Kthesa e Gungasit, në aksin rrugor...

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit. Të premten, një euro u këmbye me 122.19...