Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE i tregon kufijtë kryeministrit të ri të Britanisë, Boris Johnsonit

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
BE i tregon kufijtë kryeministrit të ri të Britanisë, Boris Johnsonit

Pas fillimit të mandatit të qeverisë së re britanike, frontet midis Londrës dhe Brukselit mbeten të ngurta. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian nuk dëshiron të afrohet me të vërtetë me kryeministrin Johnson për Brexit-in.

Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të ri britanik Boris Johnson, për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar me paraardhësen e tij Theresa May. Përfaqësuesit e BE nuk kanë mandat për rinegociim, tha Junckeri në një bisedë telefonike me Johnsonin.

Kontakt i drejtpërdrejtë

“Presidenti Juncker dëgjoi atë që kishte për të thënë kryeministri Johnson”, tha një zëdhënëse e Komisionit. Sipas kësaj, Junckeri përsëriti se marrëveshja e Brexitit ishte “marrëveshja më e mirë dhe e vetme e mundshme”. Kërkesat e reja të Londrës mund të integrohen vetëm në deklaratën politike jo detyruese mbi marrëdhëniet e ardhshme pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Megjithatë, zëdhënësia shtoi se Junckeri ishte i hapur për t’i shqyrtuar propozimet e Johnsonit.

Junckeri tha se donte të punonte në mënyrën më të mirë të mundshme me Johnsonin, shtoi zëdhënësja. Për të pasur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi, të dy kishin këmbyer numrat e tyre të celularëve.

Gjithçka “e papranueshme”

Johnsoni dëshiron t’i japë fund tërheqjes së vendit të tij nga BE “me çdo kusht” deri më 31 tetor. Këtë ai e theksoi në fjalimin e tij të parë parlamentar në postin e ri. Kjo e bën më të mundshme largimin e Britanisë nga BE pa marrëveshje. Marrëveshjen e May-t për Brexitin Johnsoni e quajti në Dhomën e Poshtme të parlamentit në Londër “të papranueshme”. Nga ana e tij krynegociatori i BE për Brexitin, Michel Barnier, i hodhi poshtë si “të papranueshme” kërkesat e Johnson-it.

Franca: Jo negociata të reja për Brexitin

Edhe Franca refuzon të rinegociojë për marrëveshjen e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Me këtë Franca e kundërshton kryeministrin e ri britanik Boris Johnson. Johnsoni bën thirrje për heqjen e klauzolës së Irlandës së Veriut, e cila synon të shmangë një kufi të ngurtë midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe anëtares së BE, Irlandës.

Franca dëshiron të bashkëpunojë me Johnson-in, tha Sekretarja e Shtetit e Evropës, Amelie de Montchalin. Por ajo i përjashtoi negociatat e reja për Brexitin. Kjo është mënyra më e mirë për t’i mundësuar Britanisë së Madhe një dalje të rregullt nga Bashkimi Evropian. Për të folur për Brexitin “në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian”, Presidenti francez Emmanuel Macron e ka ftuar kryeministrin britanik të vizitojë Francën “brenda javëve të ardhshme”./ VOA

Tags: beboris johnsonBritania e Madhekryeministri i ri

TË LIDHURA

Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane
Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane

19:57 | 03/03/2026
Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran
Bota

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran

19:43 | 03/03/2026
Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin
Bota

Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin

18:55 | 03/03/2026
Next Post
U martua në fshehtësi të plotë, këngëtarja shqiptare poston foto me partnerin

U martua në fshehtësi të plotë, këngëtarja shqiptare poston foto me partnerin

Tabela/ Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 30 qershorit, kush del parti e dytë

Tabela/ Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 30 qershorit, kush del parti e dytë

Përplasen dy makina, katër persona përfundojnë në spital

Aksident në Korçë-Kapshticë/ Makina humb kontrollin, plagosen tre vajza







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane
Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane

by mirseda
19:57 | 03/03/2026
0

Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për...

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran

19:43 | 03/03/2026
“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

19:39 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin

Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin

18:55 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com