E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

U martua në fshehtësi të plotë, këngëtarja shqiptare poston foto me partnerin

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha i ka habitur të gjithë teksa postoi në Instagramin e saj një video ku shfaqej e veshur me fustan nusërie.

“Dita më e bukur e jetës time! M’u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve!”- shkruante këngëtarja krahas videos.

Ndërkohë që të gjithë po çuditeshin nga ky lajm i papritur, Bebe vazhdoi ta shtonte edhe më shumë kureshtjen e të gjithëve, duke zbuluar në ‘Instastory’ momente nga dasma e saj e fshehtë, e cila mesa duket është mbajtur më datën 12 korrik.

Në njërin prej postimeve, ajo ka publikuar edhe një foto me partnerin e saj, mirëpo nuk na e ka treguar emrin e tij.

“Ai do të më vrasë, por më fal zemër, mu desh ta bëja”, shkruan këngëtarja.

Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë apo ky është thjesht një ngacmim për fansat për të promovuar publikimin e ndonjë videoje të re. Kujtojmë se këngëtarja është shprehur vazhdimisht se nuk është në ndonjë lidhje dashurie dhe kjo video i ka intriguar goxha fansat e saj.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...