E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Bashkia e Urës Vajgurore ndryshon emrin

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal.

Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

“Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze”.

Shumica e banorëve të qytetit janë dakort me këtë vendim.

“Për mua Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore”.

“Sigurisht që do të jetë me mirë se kot nuk është bërë një propozim i tillë”.

Kryetarja e Bashkisë thotë se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”.

Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...