Basha: Taksa e sheshtë 9%, çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ulja e taksës nga 15 në 9%, do të çlirojë financat e sipërmarjes shqiptare.

Teksa publikoi një video nga takimi i sotëm me një sipërmarrje në autostradën Tiranë-Durrës, Basha tha se nga plani ekonommik i PD, do të përfitojnë shqiptarët dhe sipërmarrjet.

”Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta”, shkruan Basha në rrjetin social, Faceboook.