E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Merkel e pranon: Gjermania ndodhet në valën e tretë të koronavirusit

Kancelarja Angela Merkel ka pranuar se Gjermania po kalon valën e tretë të pandemisë së koronavirusit.

Merkel ka paralajmëruar se çdo lehtësim masash shtrënguese duhet të bëhet gradualisht për të mos rrezikuar një kolaps të sistemit shëndetësor, shkruan Daily Mail.

“Tani kemi hyrë zyrtarisht në valën e tretë,” u tha Merkel deputetëve në partinë e saj konservatore.

Mbyllja e të gjitha bizneseve jo-thelbësore dhe kontrollet kufitare me Austrinë dhe Republikën Çeke, ku ka pasur shpërthime infektimesh nga variantet e koronavirusit, kanë ndihmuar Gjermaninë të ulë numrin e të infektuarve. Ndërkohë, probleme janë shfaqur edhe me sigurimin e vaksinës.

Tani nuk ka gjasa që Gjermania të vaksinojë të gjithë popullsinë e saj të rritur deri në fund të vitit, ndërsa Britania e Madhe është zotuar që të ofrojë një dozë për secilin deri më 31 qershor.

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, Gjermania ka regjistuar mbi 2.3 milionë të infektuar me koronavirus dhe mbi 68,000 viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

10 shprehje nga Gynter Gras, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Edhe librat e këqij janë libra, kështu që janë të shenjtë". "E di që Sot të gjitha gjërat kanë sy, se asgjë nuk kalon pa...

Ministri i Jashtëm kroat: Jem krah Kosovës për njohje nga 5 shtete të BE

''Do jemi në krah të Kosovës që të njihet edhe nga pesë vendet që nuk e njohin ende.'' Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan...

Kim Jong Un e pranon: Koreja e Veriut po vuan nga kriza ushqimore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve, situatës së pandemisë...

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për takimin e djeshëm që pati në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një konferencë për...

Twitter-i bllokoi Presidentin e Nigerisë, ai bllokon Twitter-in në Nigeri

Në mëngjesin e 5 qershorit, 23-vjeçarja Farida Garba (pseudonim)  hapi aplikacionin e saj Twitter për të zbuluar se, si dhe 39 milion përdorues të...