Teksa Kuvendi është blinduar nga masat shtesë të uniformave blu, nga ana tjetër kryetari i PD-së, Lulzim Basha po i drejtohet selisë blu. Opozita dhe mbështetësit e saj kërkojnë largimin e Ramës, dhe këtë mesazh përcolli edhe kryedemokrati.
Në një prononcim për mediat, ai tha se kjo është një ditë historike, kur mandatet iu kthehen popullit. “Sot është ditë historike, kur mandatet i kthehen popullit. Të panjollosura nga krimi i organizuar. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve, dhe efekti i parë është rrethimi i telave me gjëmba dhe anarkia e Ramës”, tha ndër të tjera ai.