Kryedemokrati Basha, me anë të një postimi në Facebook ka komentuar raportin e ODIHR-it, ku sipas tij, rrëzoi votimet e 30 qershorit, ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte e ulët. Kreu i PD-së vë në dukje sërish se zgjedhjet janë manipuluar, dhe se në krye qendron Rama, ku falë urdhrave të tij, situata ka precipituar në këtë formë. Ai propozon një ndryshim të strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike, për të shpëtuar nga gjendja në të cilën ndodhemi.
“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.
Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.
Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”.