Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Rama u tërhoq nga Kavaja, pasi u tremb prej nesh. Javës tjetër do të shohë forcën tonë

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vizita misterioze në Itali, Basha takon presidentin e PE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga zgjedhjet për bashkinë e Kavajës, si rezultat i forcës së opozitës. Ndërsa vuri në dukje se kjo nuk ishte aspak një lëmoshë apo dhuratë e kreut të qeverisë.

Duke folur nga “Çadra e Lirisë”, sipas ritualit të përditshëm politik, Basha shpjegoi se ishin qytetarët e Kavajës ata që refuzuan të përdoreshin nga mazhoranca qeverisësë.

Sipas Bashës, zgjedhjet vendore në Kavajë do të ishin një fasadë pasi ato ishin blerë më parë me paratë e krimit dhe drogës.

Ai tha se opozita ishte nisur dje për ta ccliruar Kavajën nga krimi, ashtu sicc do të bëjë javën e ardhshme për të çliruar gjithë vendin.

Basha i ftoi të gjithë javën e ardhshme për të marshuar në bulevard, për t’i treguar forcën kryeministrit Rama se sipas tij, nëse shqiptarët do të jenë të bashkuar përballë pushtetit të inkriminuar, nuk i ndal askush.

Fjala e plotë e Bashës:

Gjithçka u përmbys sepse e vetmja forcë që mund ta ndalë dhe të fitojë përballë krimit jeni ju. Janë shqiptarët e bashkuar që janë në këmbë dhe të vendosur në luftën ndaj krimit për  të mbrojtur demokracinë në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë.

Kupola e politikës së vjetër ka miliarda euro në tenderë publikë. Në këtë lojë të madhe ku shitet dhe blihet, faktori politik, e vetmja forcë që mund t’i ndalë jeni ju, qytetarët e bashkuar. E vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë është bashkimi më i madh i zgjedhjeve të lira për liri e demokraci.

Tërheqja nga Kavaja nuk është dhuratë, nuk është lëmoshë, por është zmbrapsja e tmerruar nga projektimi më i madh i qytetarëve që ishte bërë gati të marshonte drejt Kavajës për ta çliruar atë, u tërhoq nga refuzimi i qytetarëve të Kavajës për t’u përdorur.

Dialogu do të ketë sukses kur bashkimi më i madh i shqiptarëve javën e ardhshme në këtë bulevard, do të marshojë këtu, ku shqiptarët nuk do të pranojnë zgjedhje të dominuar nga krimi dhe pa opozitën. Të vetmet zgjedhjet që ky vend do të mbajë do jenë zgjedhjet të çliruara nga krimi dhe krijimin e një qeverie teknike që do të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ju keni arritur atë që nuk e keni arritur në 3 vite e gjysmë, nuk ia arriti ta bëjë as opozita. Mos e harroni këtë. Unë e di fare mirë. E kam ditur forcën e bashkimit të bashkëqytetarëve të mi dhe e shoh dritën e parë të Republikës së Re në sytë e fëmijëve, burrave dhe grave. Kjo ditë po vjen dhe askush nuk e ndal dot. Dita e Republikës së Re kur qytetarët do të kenë në duart e tyre fatin e tyre. Zoti është me të drejtën, është me shqiptarët. Kjo dritë do të vijë edhe më parë sa më shumë të jemi dhe sa më të bashkuar të jemi për t’i dhënë fund Republikës së Vjetër. I bëjmë thirrje çdo burri dhe gruaje, të riu e të e reje që të bashkohet në marshimin e javës së ardhshme, për të arritur zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të sjellë  Republikën e Re që po agon.

 

Tags: bashaforcen tonekavajaopozitaramatrembZgjedhjet

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Behgjet Pacolli: Zaev do të na dalë kapuç me mëngë

VIDEO/ Pacolli: Demarkacioni me Malin e Zi, Kosova do të përfshihet nga trazirat

VIDEO/Rama i tregon Bashës se sa vëllezër ka Nishani

VIDEO/Rama i tregon Bashës se sa vëllezër ka Nishani

Vlahutin: Politika të lejojë qytetarët të votojnë, ndryshe bllokohet integrimi në BE







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com