Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha: Rama i vërsulet biznesit të vogël, mbush xhepat e të vëllait

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bashës nuk i del inati me Ramën: Po drejton vendin me bandat e tij, jemi në kulmin e krizës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Fushë Krujë se vendimet e qeverisë dhe të Parlamentit të Edi Ramës në këto 6 vjet janë kundër biznesit të vogël, vendime të llogaritura për të pasuruar veten, familjen e tij dhe një grusht klientësh. Në një takim me strukturat e PD në Fushë Krujë, kreu i opozitës përmendi monopolin e ri privat që po vendos me ligj qeveria për faturimin elektronik.

“Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit, nëpërmjet të cilit do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguaje Olsi Ramës dhe këshilltarit kroat të Ramës 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet”, u shpreh  Basha.

Për të përforcuar mesazhin se politika e Edi Ramës nuk është në shërbim të interesit publik, kreu i opozitës, renditi disa nga aktet e kësaj qeverie në shërbim të pakicës me të cilën grabit. “Janë këta që votuan për t’i kthyer dividentin oligarkëve, janë këta që votuan mega-vjedhjen Milot-Balldren 15 milionë euro për km, janë këta që votuan grabitjen e Teatrit Kombëtar për 6 kullat 200 milionë euro të treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës”, tha Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se e gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës.

“Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike solli në vëmendje se grabitja, hajdutëria dhe shkatërrimi i Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin, janë shkaku kryesor për thellimin e varfërisë, papunësisë dhe mungesës së mundësive për pjesën tjetër të biznesit dhe të njerëzve të tjerë të zakonshëm. “Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”, theksoi Basha në takimin e Fushë Krujës, ku vuri në dukje se kjo situatë ka marrë përgjigje të qartë më 30 Qershor.

“Shumica 85% “Rama ik” është shprehje e kurajos dhe vetëdijësimit të shqiptarëve se 30 qershori nuk bëhej për njerëzit. Bëhej për Edi Ramën, bëhej për Artur Bushin, bëhej për këta 5-6 oligarkë hajdutë grabitqarë dhe 5-6 kriminelë që kanë marrë peng gjithë shtetin”, u shpreh kreu i opozitës, duke theksuar vendosmërinë e PD për t’iu përgjigjur mesazhit të 30 Qershorit.

“Prandaj, përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 Qershori përbën dhe një kushtrim, një kërkesë, një thirrje popullore për ndryshim. Ndryshim në aspektin ekonomik, ndryshim në aspektin politik, për t’i dhënë fund krizës ekonomike, varfërisë, papunësisë, emigracionit që po e zbraz vendin”, u shpreh Basha në takimin me strukturat e PD në Fushë Krujë.

Tags: bizneset e voglaedi ramaFushe Krujelulzim bashaOlsi Rama

TË LIDHURA

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve
Aktualitet

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
Next Post
13 tetori/ Lubonja “godet” Veliajn: Kush e voton është trutharë

13 tetori/ Lubonja “godet” Veliajn: Kush e voton është trutharë

Nard Ndoka: Të gatshëm të hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër

Nard Ndoka: Të gatshëm të hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër

Fillon pastrimi i mbetjeve në Himarë, Klosi: Më shumë vende pune

Fillon pastrimi i mbetjeve në Himarë, Klosi: Më shumë vende pune







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com