jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha: Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme ka marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane, kongres ky, i cili po zhvillon punimet në Zagreb të Kroacisë.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se: “Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku”.

Fjala e plotë: “Nëse sot do të lexoni cilëndo gazetë ose media që trajton tema të politikës së jashtme, do të hasni një seri problematikash dhe shqetësimesh që ju bëjnë të mendoni se gjendja në Evropë dhe në botë është shumë e rrezikuar nga një sërë faktorësh.

Sa shpesh kemi dëgjuar për të ashtuquajturën “vdekje të demokracive liberale” apo “lindja e një demokracie të kundraligjshme”, apo më keq akoma “fillimi i një epoke autoritare”? Të gjitha këto pikëpyetje kanë ngritur një stuhi polemikash rreth stabilitetit të Europës së Bashkuar.

Në fakt, sot Bashkimi Europian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se tregu dhe lëvizja e lirë, në thelb janë të rrezikshme për vetë sistemin demokratik. Sidoqoftë, zonja dhe zotërinj, unë vij sot para jush me një tjetër mesazh. Një mesazh shprese. Një mesazh optimizmi.

Një mesazh që për shumë prej jush mund të vijë si surprizë se si Shqipëria mes të gjithë vendeve të përfaqësuara këtu është një vend ku vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore. Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera.

Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit. Një vend i cili beson në një Bashkim Europian të fortë dhe që funksionon siç duhet.

Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes. Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor, në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve. Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarde europiane.

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale. Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar. Për të parë me ndershmëri situatën në të cilën ndodhemi, ne duhet t’i shtrojmë vetes disa pyetje me peshë: Si mbërritëm deri këtu? Si do t’i japim fund kësaj krize?

Sepse të gjithë e dimë që kjo nuk është rruga që i shërben përparimit të Shqipërisë! Sepse nuk ka pse të jemi në këtë gjendje. Shqiptarët e duan progresin, janë ambiciozë, të talentuar dhe të mirëarsimuar.

Përkushtimi im është ti shërbejmë shpresave dhe pritshmërive të tyre, duke krijuar një klimë pozitive, që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare. Që t’u japim të gjithë shqiptarëve mjetet e duhura drejt mirëqenies dhe suksesit.

Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur. Një vizion për brezat e ardhshëm. Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Europian dhe komunitetin e kombeve.

Si një jurist i diplomuar në Europë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara, kam parë se çfarë mund të arrihet kur vendet ndryshojnë pozitivisht standardet dhe politikat e tyre të zhvillimit dhe punojnë së bashku.

Si Ministër i Punëve të Jashtme negociova me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe garantova marrëveshjen me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës “Schengen”.

Kjo përvojë më ka mësuar se bashkëpunimi dhe zbatimi i reformave janë garante të suksesit.

Të dashur miq, zonja, zotërinj, Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku. Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas.

Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Shqipëria meriton një të ardhme Europiane. Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë. Ju falenderoj përzemërsisht!”

Gjithashtu mund të lexoni:

Basha: Mirënjohës për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë

Basha: Kush është në burg dhe ka lidhje me krimin, do t’i ‘prihet’ gjuha

Tags: bashakryetarpunojmeVizion”

TË LIDHURA

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës
Aktualitet

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës

20:24 | 23/03/2026
“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari
Politikë

“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari

19:50 | 23/03/2026
Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala
Politikë

Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala

19:28 | 23/03/2026
Next Post
VIDEO/ Metës ‘i mbyllën derën’ malësorët e Tropojës me porosi të Berishës

VIDEO/ Metës ‘i mbyllën derën’ malësorët e Tropojës me porosi të Berishës

Boksieri kampion që mori vetëm 14 mijë lekë shpërblim: Do largohem nga Shqipëria

Boksieri kampion që mori vetëm 14 mijë lekë shpërblim: Do largohem nga Shqipëria

“Unë dua të rroj sot, sot kam uri”/ Ngjela përplaset me gazetarin: Kjo nuk është puna juaj

“Dy kukullat e Metës do t'i pushojë KPK-ja”, Ngjela jep paralajmërimin e radhës







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com