Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha: Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar së fundmi disa foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet me operatorët turistikë të qytetit të Vlorës.

Kreu i opozitës bën me dije se operatorët i treguan shqetësimet që ata kanë.

Basha shkruan ndër të tjera se Vlora sot është pa pushues dhe pa mbështetje.

“Qindra të punësuar direkt dhe indirekt janë në sektorin e turizmit. Shumë prej tyre e kanë humbur vendin e punës e të tjerë rrezikohen nëse situata vazhdon të ecë me këto ritme. Pushues nuk ka, taksat e tatimet duhet t’i paguajnë, punonjësit gjithashtu”, pohon kryetari i PD-së.

Reagimi i tij i plotë: “Vlora është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik të vendit, por sot është pa pushues e pa mbështetje. Qindra të punësuar direkt dhe indirekt janë në sektorin e turizmit. Shumë prej tyre e kanë humbur vendin e punës e të tjerë rrezikohen nëse situata vazhdon të ecë me këto ritme.

Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre. Pushues nuk ka, taksat e tatimet duhet t’i paguajnë, punonjësit gjithashtu. Maqedonia e Veriut për të mbështetur turizmin vendor u ka akorduar qytetarëve kupona me vlerë 100 euro për t’i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike.

Ndërsa RAMAVIRUSI u çon fadromat e gazin lotsjellës për t’iu prishur ndërtimet pa asnjë dokument e për të krijuar hapësira për oligarkët e rradhës.

Sektori i turizmit punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje jetojnë me të ardhurat nga turizmi.

Turizmi për potencialin që ka vendi duhet trajtuar me prioritet, duke u bazuar në praktikat më të mira botërore. Ne jemi duke hartuar një plan i cili do të konsultohet më pas me operatorët turistikë për të arritur në një produkt që ta ndihmojë këtë sektor, zhvillojë dhe njëkohësisht të rrisë punësimin me paga dinjitoze.

Taksat e larta që sot shkojnë në xhepat e oligarkëve do të reduktohen.

Ne do të çlirojmë qytetarët dhe biznesin në përgjithësi nga taksat e larta, duke vendosur taksën e sheshtë 9% që t’iu japim mundësi për të rritur punësimin dhe konsumin.

Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar konkurrencën e lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike. Ne nuk premtojmë të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin”.

Tags: bashaoperatorevlore

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Mos u tallni me fëmijët! Besa, dil e jepi zgjidhje

Mos u tallni me fëmijët! Besa, dil e jepi zgjidhje

Ngatërroi ilaçet, ndërron jetë 85-vjeçari në Prrenjas

Ngatërroi ilaçet, ndërron jetë 85-vjeçari në Prrenjas

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com