Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Me krimin nuk ka negociata, harrojeni se do tërhiqemi!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Me krimin nuk ka negociata, harrojeni se do tërhiqemi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, bëri përgjegjës kryeministrin Rama për gjendjen në të cilën ndodhemi.

“Pa largimin e Ramës dhe klikës në pushtet, nuk do të këtë asnjë hap para”, tha kryedemokrati, ndërsa nënvizoi se ai së bashku me demokratët nuk do të tërhiqen.

Basha u shpreh se ndihen të sigurtë në kauzën e tyre, ndërsa kërkoi që Rama të flaket në rrugë. Kreu i PD-së, edhe një herë tjetër i mëshoi faktit se me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje.

“Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.

Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë;

Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës;

Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet të ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne.

Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar.

Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull.

Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.

Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve, ka humbur çdo gjë.

Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve, do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci.

Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve.

Sot shteti është një lukuni banditësh, qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur.

Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm,  ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë”, tha Basha.

 

Tags: bashaBildpergjimet

TË LIDHURA

U skualifikua  për drejtimin e BKH-së, Elton Kërluku emërohet shef i Hetimit Financiar pranë SPAK
Aktualitet

U skualifikua për drejtimin e BKH-së, Elton Kërluku emërohet shef i Hetimit Financiar pranë SPAK

11:05 | 23/12/2025
PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë
Politikë

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë

10:44 | 23/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Gjiknuri komenton platformën Antimafia të PD-së: Kanë degraduar, kërcënojnë bizneset për interesa të ngushta!

“Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty..."/ Përgjimet e nxorën zbuluar, reagon Damian Gjiknuri

Klodiana Lala plas deklaratën ‘bombë’ për Arta Markun: Mori ndihmë mjekësore dhe…

Klodiana Lala plas deklaratën ‘bombë’ për Arta Markun: Mori ndihmë mjekësore dhe...

Përgjimet/ Mimi Kodheli flet troç: Kush nuk ka ditur të blejë vota, nuk ka fituar

Përgjimet/ Mimi Kodheli flet troç: Kush nuk ka ditur të blejë vota, nuk ka fituar







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

U skualifikua  për drejtimin e BKH-së, Elton Kërluku emërohet shef i Hetimit Financiar pranë SPAK
Aktualitet

U skualifikua për drejtimin e BKH-së, Elton Kërluku emërohet shef i Hetimit Financiar pranë SPAK

by mirseda
11:05 | 23/12/2025
0

U skualifikua gjatë garës për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Elton Kërluku është emëruar...

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë

10:44 | 23/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

10:28 | 23/12/2025
Skandali tek AKSHI deputetët e opozitës me pankarta dhe mesazhe ironizuese në Sekretariatin e Etikës

Skandali tek AKSHI deputetët e opozitës me pankarta dhe mesazhe ironizuese në Sekretariatin e Etikës

10:25 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com