pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibombetistpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetcasibombetistbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha: Masakra zgjedhore e ndali përkohësisht aspiratën për ndryshim

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

”Masakra zgjedhore e ndali përkohësisht aspiratën për ndryshim”. Kështu është shprehur kryedemokrati Lulzim Basha gjatë takimit të tij me demokratë në Vlorë, në vijim të turit të tij, për zgjedhjet e brendshme të partisë.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se demorkatët nuk do të dorëzohen, dhe nuk do ta pranojnë atë që ai e quan, masakra zgjedhore e 25 prillit. Basha deklaroi se beteja kundër regjimit Rama-Doshi do të vazhdojë, dhe se kjo nuk bëhet për atë, por për shqiptarët.

Ndaj, ai u kërkoi demorkatëve që t’i bashkohen në këtë betejë, duke i dhënë dhe një tjetër mandat në krye të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: ”Kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim. Kushdo që mendon se demokratët, anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim dhe nuk ka vend më të mirë për ta thënë këtu, se në mesin e demokratëve të Vlorës, që nuk janë dorëzuar kurrë, as në ditët më të errëta të Vlorës e të këtij vendi. Pavarësisht prej mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, duhet të jeni të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet tona, të misionit historik të papërmbushur të 25 prillit, para shqiptarëve, para Shqipërisë, për të cilën e bëmë betejën, të cilën e besuam dhe prandaj na ndoqën.

Kush prej jush ofroi para për votën apo i shantazhoi votuesit apo ndau fonde, apo shpërdoroi detyra shtetërore? S’kishim se si sepse ne ishim një me ta. Ndaj, e vetmja arsye që na ndoqën, ishte sepse besuan se beteja bëhej për ta dhe për ta u bë dhe për ta do ta vazhdojmë betejën deri në fund. Është një betejë për ndryshim, së pari, sepse ne kemi qëndruar gjithmonë besnikë ndaj vlerave me të cilat kemi lindur, vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, të ekonomisë së tregut, të barazisë para ligjit, vlerave me të cilat kjo parti politike, kjo familje politike mori formë dhe i mbijetoi edhe kohëve më të vështirë.

Ndaj, me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar shqiptarët, me përgjegjësinë e ndalur në mes me 25 prill i cili nuk i dha zgjidhje asnjë prej pyetjeve të cilat u shtruan për zgjidhje, por i bëri edhe më të mëdha pyetjet për gjithçka, për ekonominë, për sigurinë, për integrimin. Me këtë barrë përgjegjësie vij sot para jush me një kërkesë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë: për t’ju ftuar ta vazhdojmë së bashku dhe ta çojmë deri në fund betejën për  Shqipërinë dhe shqiptarët, betejën për ndryshimin. Duke ia shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe duke bërë të mundur që Shqipëria të çlirohet nga ky makth dhe duke u çliruar nga ky makth të mund të zgjedhë rrugën e ndryshimit, rrugën që ne ofrojmë dhe garantojmë.”

Tags: demokratëlulzim bashavlore

TË LIDHURA

Aktualitet

Pjesëmarrje masive në protestë, i bashkohen shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina

21:39 | 11/06/2026
Aktualitet

Qori: Qeveria të japë dorëheqjen, protesta do të rrëzojë establishmentin Rama-Berisha

21:20 | 11/06/2026
Aktualitet

Nga protesta lëshohet një thirrje për administratën: Braktiseni nesër Ramën

21:15 | 11/06/2026
Next Post

Moti për këtë fundjavë, ja si do të jenë temperaturat

'Ka një tendencë në rritje'/ Hoxha: Ka dy lloje grupesh që kultivojnë kanabis

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit nuk pranojnë dialog me kryeministrin Kurti







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani: Nuk është rënë dakord për asnjë dokument për marrëveshjen me SHBA-në

by mirseda
21:43 | 11/06/2026
0

Irani ende nuk ka miratuar asnjë tekst për një marrëveshje me SHBA-në, thanë mediat shtetërore të vendit....

Pjesëmarrje masive në protestë, i bashkohen shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina

21:39 | 11/06/2026

Qori: Qeveria të japë dorëheqjen, protesta do të rrëzojë establishmentin Rama-Berisha

21:20 | 11/06/2026

Nga protesta lëshohet një thirrje për administratën: Braktiseni nesër Ramën

21:15 | 11/06/2026

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

20:48 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com