Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha ka tapinë e PD-së, askush nuk ia merr dot më

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga Ben Andoni

Më parë ishin thjesht zëra apo ata që nuk e donin pushtetin aq të madh të Bashës. Tashmë për të janë të bindur dhe gjithnjë e më pak thonë se: është zgjatim i pushtetit të vërtetë të Berishës. Kjo, pasi në fakt, ish-kryetari historik ka kuptuar rrezikun që po i kanoset prej tij në shtator dhe cinizmin e pasardhësit të vet. Në vend të së gjithës kemi sërish ndryshime statusore që do t’i shkojnë për shtat dhe do të përshtasin të gjithë strukturën e brendshme të PD-së të jetë vartëse direkte e tij.

Ajo që sot i përmendet Bashës janë humbjet e tre zgjedhjeve rresht, kurse njerëzit që e njohin më mirë strukturën e PD-së i kërkojnë realisht përgjegjësinë për bojkotin e zgjedhjeve. Paçka sesi gjykohet sot, kryetari aktual Basha, pothuaj pati mbështetje totale nga të gjithë strukturat e PD-së dhe këtë publiku e ndjeu pothuaj në të gjitha daljet e njerëzve të saj kryesorë që u angazhuan dhe e mbështetën. Edhe pse u është thënë nga aleatët e tyre politikë ndërkombëtarë që nuk duhet të iknin nga parlamenti; edhe pse nga i gjithë faktori i huaj, që për hir të së vërtetës nuk i shkon për shtat kjo peshë e madhe e Ramës në të gjithë jetën e vendit; ata nuk begenisën asnjë fjalë të arsyeshme.

Tashmë ka ardhur radha e statutit, i cili duhet të ndryshojë konform kohëve dhe realiteteve të reja që po kalon PD-ja. Janë të disatat zgjedhje që PD vazhdon të ankohet, ndërsa elektorati i saj vuan dhe pret që të zgjedhurit e saj të tregojnë se çfarë mund të bëjnë. Por, fatkeqësisht, të zgjedhurit e saj janë thjesht tashmë zgjatime të z.Basha dhe justifikues të ndryshimeve të tij. Kuptohet deri në momentin kur nxirren nga sfera e interesave të partisë dhe i afrohen medias për të treguar të vërtetat…e hidhura.

Pa dashur të bëjmë një panoramë të ndryshimeve të reja, që në thelb, të parashtruara kështu duken demokratike, por po t’i shikosh në thelb dhe në lidhje me PD-në e kupton se të gjitha tashmë e kanë vartësinë prej Bashës ose lejen e tij, do kuptosh se është e pamundur të presësh ndryshime reale te kjo forcë politike. Në këtë formë, PD-ja po e pret pushtetin t’i serviret.

Ndaj, rruga më e drejtë për ndryshimet dhe kritikët është më e thjeshtë në dukje por me shumë përkorje dhe përpjekje përpara. Duhet një formacion tjetër i të gjithë këtij kontingjenti të madh të pakënaqurish që të administrojë në mënyrë më demokratike dhe me kanonet e vërteta të së Djathtës Konservatore një elektorat që identifikohet me PD-në. I vetmi problem është sesi do të menaxhohet kjo amalgamë, që tashmë Basha e përçan me kujdes me indiferencën dhe mënjanimin e kujdesshëm, dhe se kush do e drejtojë. Në rastin e mëtonjësve për kryetar kundër Bashës u kuptua se ata ishin bash të pakënaqur dhe aspak bashkë. Kjo mund të futet në matricën e problemeve dhe të nxjerrë një formacion që t’i rikthejë forcën dhe shkëlqimin këtij elektorati. Por, nëse energjitë do humbin me Bashën, atëherë i bie të luftosh me një personazh, që tashmë ka tapi te PD. Nga ato që prodhojnë pushtet pafund për interesa të ngushta. Jo PD.

Tags: ben andonilulzim bashaopinion

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Marifeti ‘hoxhës’, prekje në pjesë intime për zgjidhje të problemit

Marifeti ‘hoxhës’, prekje në pjesë intime për zgjidhje të problemit

Disa fjalë për një Njeri si Uran Kostreci

Brataj: Harta e infektimit është zgjeruar, po shtohen fshatrat

Brataj: Varianti Delta përhapet shumë shpejt, ja kategoritë më të rrezikuara







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

by mirseda
21:23 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka denoncuar praninë e forcave të policisë në xhaminë e Namazgjasë, pranë...

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
“Lironi 25 protestuesit!”/ Berisha: Beteja me diktaturën është qëndresë e vazhdueshme

“Lironi 25 protestuesit!”/ Berisha: Beteja me diktaturën është qëndresë e vazhdueshme

20:29 | 24/01/2026
Balliu dhe Strazimiri përplasen me policinë, ambulanca merr të dëmtuar, mes tyre edhe një gazetar

Balliu dhe Strazimiri përplasen me policinë, ambulanca merr të dëmtuar, mes tyre edhe një gazetar

20:26 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com