E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Brataj: Varianti Delta përhapet shumë shpejt, ja kategoritë më të rrezikuara

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me praninë e variantit indian të koronavirusit, Delta, në vendin tonë. Deklarata e Bratajt u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Çim Peka Live” në Syri Tv.

Brataj u shpreh se shenjat e variantit Delta janë pak të ngjashme me gripin, por theksoi se përhapet shumë më shpejt.

Ndër të tjera, Brataj tha se virusi po merr përmasa të mëdha dhe se më të prekurit aktualisht, janë personat nën moshën 30 vjeç.

Skënder Brataj: “Nuk ka njoftim zyrtar për variantin Delta. Shenjat e variantit Delta janë pak të ngjashme me gripin. Fakti negativ është se shpërndahet shumë shpejt. Madje, ka prekur më shumë moshat nën 30 vjeç. Çdokush që ka simptoma, duhet që të kërkojë ndihmë fillimisht tek mjeku i familjes. Virusi po merr përmasa tani. Nuk mund ta mohojmë faktin se mund të jetë prezent edhe në Shqipëri. Në vendin tonë ka pak raste, ndodh edhe sepse njerëzit gjejnë format e veta për të shëruar koronavirusin, sipas udhëzimeve që janë dhënë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...