Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha jep dorëheqjen si kryetar i PD-së

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha jep dorëheqjen si kryetar i PD-së

Në një mbledhje me strukturat e PD-së, Lulzim Basha komunikoi përpara kamerave se kishte marrë vendimin të bënte hapa pas, në një kohë që partia më e madhe opozitare në vend është futur në një krizë të thellë. Ai ka vendosur që të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Pas 9 vitesh në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Dorëheqjen e tij, Basha e njoftoi përmes një deklarate publike për mediat nga selia blu, pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve.

Lulzim Basha pranoi se Partia Demokratike është në krizë të thellë, dhe për këtë arsye ka vendosur që të dorëhiqet nga detyra e tij si kryetar i PD-së, për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve. Tashmë i dorëhequr nga funksioni i tij, Basha siguroi se do të japë kontributin e tij për të ndihmuar në ringritjen e PD-së.

“Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh, ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetëm një qeveri që vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale për njerëzit.

Një qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill.

Shpresa për t’u ringritur përmes një opozite të fortë, ka marrë për fat te keq prej afro një viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Përpjekjeve tona për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme.

Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha.

Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përçarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.

Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karrigen e kryetarit.

Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj.

Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt për këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.

Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet Partia Demokratike dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.

Shqipëria meriton dhe do të ketë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme për t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit, për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë.

Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar e qëndrojnë për një PD të vlerave kombëtare, qytetare dhe Euro-Atlantike, dua të siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve.

Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Tags: bashadoreheqjePD

TË LIDHURA

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

14:47 | 27/03/2026
Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun
Aktualitet

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët
Aktualitet

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Next Post
Berisha reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Berisha reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

PD bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Dorëheqja e Bashës/Grupi i PD thirrje Rithemelimit: Të tërhiqet edhe Berisha 

“Zëri i Amerikës”: Përplasja me Berishën solli fundin e Bashës në krye të PD-së

“Zëri i Amerikës”: Përplasja me Berishën solli fundin e Bashës në krye të PD-së







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

by mirseda
14:47 | 27/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e procesit të lirimit të hapësirave publike në vijën bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum....

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

13:18 | 27/03/2026
Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

12:52 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com