Milaim Bellanica, njeriu kyç, i cili filmoi masakrën e Krushës së Madhe, në prillin e vitit 1999, është filmuar nga kamerat e agjencisë amerikane Associated Press, duke tentuar të hyjë në ambientet e prokurorisë së Kukësit.
Por, kë donte të takonte Milaim Bellanica brenda kësaj prokurorie? Bashkim Shala është një prej gazetarëve të njohur kuksianë që e raportoi eksodin biblik të shqiptarëve të Kosovës dhe ka shkruar librin “Kronikë Lufte e Qytetit pa Luftë. ”.
“Fati deshi që në krizën e Kosovës të vitit 99 të ishim në vendin dhe kohën e duhur. Ishin kohë të vështira dhe tra gjike që ne i raportonim ditë përditë. Madje shumë gjëra i anashkalonim, nuk bënin lajm. Kur shkonim në prefekturën e Kukësit, në katin e dytë te zyra e informacionit për të takuar zëdhënësin, atu kemi gjetur dy persona. Një person ishte një djalë i ri dhe një tjetër ishte person me ngjyrë. Jemi prezantuar me ta dhe njëri prej tyre rezulton se paska qenë lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Atëherë nuk e dija. Ishte një djalë i ri që na prezantoi edhe me kolegun e tij. Na tha se ky është nga Afrika e Jugut”, shprehet Shala.
Gazetari: Në çfarë kapacitetesh ishte zoti Basha në atë zyrë. Për kë punonte?
Bashkim Shala: Basha me kolegun e tij punonin për Tribunalin e Luftës në ish-Jugosllavi. Pastaj janë vendosur në një zyrë pranë prokurorisë së shkallës së parë të Kukësit në katin e tretë. Unë nga që e dija për misionin e tyre që kishin, dëshmitë që i mblidhja për shtyp dhe ato që më dukeshin më pikante ia jepja ia rekomandoja për në këtë zyrë.
Gazetari: Këta njerëz që i rekomandonit janë pritur janë intervistuar nga ky grup i tribunalit?
Bashkim Shala: Unë nuk kam komunikuar më me ta nga që ishte një periudhë shumë intensive. Pavarësisht se ne në shtyp e kryenim misionin tonë mirë ishte që dëshmitë të dokumentoheshin.
Gazetari: Ky ekip i tribunalit çfarë roli kishte?
Bashkim Shala: Unë them që kishte rol fakt-mbledhës për krime. Ndërsa për Milaim Bellanicën, i cili po përçmohet e sulmohet për ta diskredituar përse përmend emrin e Lulzim Bashës, Bashkim Shala thotë: “Ai ka bërë një punë jashtëzakonisht ka bërë një sakrificë dhe ai duhet vlerësuar gjithsesi. Ndaj tij nuk duhen ngritur tymnaja ai duhet vlerësuar për punën që ka bërë. Milaim Bellanica të paktën nga pohimet e tij në mediat vizive më është dukur i sinqertë shumë i sinqertë.
Gazetari: Sipas jush çfarë vlere ka kjo kasetë?
Bashkim Shala: Ka vlera të pazëvendësueshme. Tetë vjet pas ma sa kr ës më 28 prill një mision faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara erdhi në Kosovë. Ishin të interesuar për mas akr ën e Krushës së Vogël. Mas akra tregohej me dëshmitarë. Po të ishte masakra e dokumentuar me filmime do ishte një mrekulli./ Top Channel