E shtunë, 21 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Universi i vetmuar: A është jeta në Tokë thjesht një “shpërthim” fatlum?

Më të lexuarat

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Kur fizikanti dhe autori Stefën Ueb ishte fëmijë në vitet 1960, njerëzit më në fund po arrinin të udhëtonin përtej Tokës. Satelitët nisën të rrotullohen rreth planetin. Raketat çuan njerëzit e parë në hapësirë. Astronautët ecën në hënë. Dhe në distancë, Marsi, me tokën e tij të kuqe dhe sugjerimet e pasjes së ujit, u bë një simboli frymëzimi për tokësorët.

“Unë jam rritur në një botë të trilluar shkencore”- thotë britaniku Ueb. Qëkur ishte i vogël ai ishte zhytur në libra të tillë, dhe pëlqente autorë si Robert Heinlein dhe Isak Asimov. Në vitin 1984 ai lexoi për herë të parë në një revistë shkencore mbi “Paradoksin e Fermit” dhe:”Nëse Universi është kaq i madh, ka të ngjarë të prodhojë jetë inteligjente edhe në planetët e tjerë. Disa nga ato jetë duhet të kenë ndërtuar anije kozmike. Edhe me shpejtësi relativisht të ngadaltë, duke pasur kohë të mjaftueshme, do të shpërndahen nëpër galaktikë, ashtu si njerëzit në të gjithë globin. Dhe nëse është kështu, siç ka pyetur fizikanti i famshëm Enriko Fermi, ku janë të gjithë ata? Pse nuk kemi takuar ndonjë jashtëtokësor?”.

Që nga ajo kohë Ueb nisi të mbante shënime mbi këtë çështje, dhe ato u bënë një libër në vitin 2002 “Nëse Universi është i mbushur me të huaj… Ku është gjithkush? 75 zgjidhje për Paradoksin e Fermit dhe problemin e jetës jashtëtokësore”. Në të, Ueb flet për një univers të populluar dhe me varreza metaforike.

Ndoshta shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë jashtëtokësor sepse nuk ekziston asnjë i tillë. Ata thonë se jashtëtokësorët mund të mos ngjajnë me ne. “Nëse dilni jashtë dhe shihni lart në një natë të kthjellët, është pothuajse e pamundur të besosh që jemi vetëm në Univers”- ​​thotë Ueb. “Dhe tek kjo ide ka diçka të lindur”- shton ai. Kjo është një pjesë e arsyes pse ai filloi të merret me zgjidhjet e mundshme të Paradoksit të Fermit.

I doktoruar mbi fizikën e grimcave teorike në Universitetin e Mançesterit, ai ishte i përgatitur për të gjetur, rishikuar dhe vlerësuar shumë ide në fushën e tij shkencore. Shumë nga hipotezat e mbledhura të Ueb,sugjerojnë që alienët jetojnë atje ku ne nuk po i kërkojmë. Ndoshta atyre u pëlqen të dërgojnë mesazhe apo sinjale duke përdorur neutrino, që janë grimca thuajse pa masë dhe që mezi ndërveprojnë me materien normale.

Ndoshta ata përdorin transmetime më konvencionale në radio ose optike, por në frekuenca, apo në një formë, që astronomët nuk e kanë zbuluar. Ndoshta një sinjal është kapur nga serverat e të dhënave, por i ka shpëtuar syrit të ekspertëve.

Ose sipas Ueb ata drejtojnë UFO, që do të thotë se janë këtu, por jo në një formë që shkencëtarët zakonisht e njohin, hetojnë dhe marrin seriozisht. Në vitin 2015, Ueb e ribotoi librin e vitit 2002, duke përfshirë fenomene që astronomët kanë studiuar nga afër dekadën e fundit.

Ndoshta alienët mund të “rrotullojnë” pulsarët brenda disa milisekondash – yje të vdekur të dendur si bërthama atomike që rrotullohen qindra herë në sekondë – duke u dhënë atyre një përplasje energjie si trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër shina. Ose ndoshta kushërinjtë tanë kozmikë preferojnë të komunikojnë me ne duke përdorur valë gravitacionale, valëzime në hapësirë që tokësorët i zbuluan vetëm në vitin 2015.

Megjithatë, me këto ide ka një problem:Ato vuajnë nga një paragjykim i modernitetit, të cilin ndonjëherë e përdorin edhe historianët dhe studiuesit politikë. Kjo do të thotë që ne priremi ta konceptojmë gjendjen aktuale të shoqërisë si të pashmangshme, dhe shohim gjithçka tjetër përmes kësaj lente.

“Ne priremi të shohim, të mendojmë se çfarë mund të bëjnë qytetërimet në kuptimin tonë mbi teknologjinë”- thotë Ueb. Ne imagjinojmë, në çdo kohë të caktuar, se alienët mund të kenë zbuluar teknologji të ngjashme me cilindo nga inovacionet tona më të fundit.

Të huajt, nëse ekzistojnë, mund të jenë duke përdorur teknologji që njerëzit nuk do ta shpikin dot për disa mijëvjeçarë, nëse mos asnjëherë. Antropologu Majkëll Oman-Reagan, mendon se paragjykimi ynë i modernitetit, mund t’i pengojë shkencëtarët të shohin “gjurmë gishtash” aliene para tyre.

Ueb mendon se mbase jemi vetëm në Univers. “Ky koncept, thotë ai, mund të ndihet po aq i ftohtë sa vetë Universi”- shton ai. Astronomët shpesh sugjerojnë që kjo hipotezë nuk ka gjasa. Ka kaq shumë ekzoplanetë, ndoshta triliona në galaktikën tonë, dhe në Tokë ka 2-

8 milionë specie që banojnë edhe në vendet më armiqësore – nga rezervuarët ftohës të reaktorëve bërthamorë, tek liqenet super të kripura, deri në thellësitë e mëdha të oqeanit.

Duke pasur parasysh madhësinë e universit, statistikat e plota tregojnë se jeta duhet të ekzistojë.

Burimi i lajmit: https://astronomy.com/news/2020/11/the-lonely-universe-is-life-on-earth-just-a-lucky-fluke

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediat serbe: Më 26 dhe 27 nëntor, Kosovës mund t’i liberalizohen vizat

“Delegacionet teknike kosovaro-franceze më 26 dhe 27 nëntor për liberalizimin e vizave”, është shkrimi i sapo publikuar nga mediat serbe. Një takim virtual i delegacioneve...

Publikimi i fotove brenda morgut, IML: Inskenim dashakeqës i mediave

Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka reaguar në lidhje me fotot e publikuara nga brenda Morgut të Tiranës. IML shprehet e indinjuar me atë që ajo...

Si funksionon Liga e Kombeve dhe lidhja që ka me Botërorin 2022

Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri i UEFA-s, e themeluar në shtator të vitit 2018. Në përfundim të edicionit të parë, fituese...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Shpërthen Erion Braçe: Lulzim Basha, një mutacion i së keqes Sali Berisha

Zv.kryeministri, Erion Braçe ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19. Sipas Braçes, Basha problemin e ka...