Sot kryedemokrati Basha është takuar me Bujar Nishanin, për të diskutuar vendimin ekstrem të djegies së mandateve parlamentare të opozitës. Pas takimit me kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, Basha ka konfirmuar se nuk ka më kthim pas për djegien e mandateve.
‘Nuk ka kthim pas, nuk mund të shkohet në BE me Parlament të lidhur me krimin.
Nuk do të ketë më Parlament fasadë’, ka thënë më tej ai.
Deri tani asnjë nga deputetët e PD nuk ka dalë kundra djegies të mandateve. Njëzëri ata janë shprehur të gatshëm për hedhjen e këtij hapi, pas protestës së opozitës ditën e shtunë.