Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha “hije e zezë” për Ramën, e “shoqëron” edhe në Bruksel

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha “hije e zezë” për Ramën, e “shoqëron” edhe në Bruksel

Këtë javë kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Bruksel, ku do të diskutojë me zyrtarë të lartë lidhur me hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE, por sipas Martin Banks, deklaratat e liderit të PD-së Lulzim Basha do të jenë një pengesë për kryeministrin shqiptar. Vetë Rama më parë është shprehur se Basha, ka mbajtur një fushatë negative ndaj qeverisë dhe mund të komplikojë bisedimet e tij me zyrtarët e lartë, shkruan eureporter.co.

Nga: Martin Banks

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbërrijë sot në Bruksel, për të biseduar lidhur me fillimin formal të negociatave të pranimit të Shqipërisë me BE, shkruan Martin Banks.

Por, edhe para se Rama të arrijë në Bruksel, kishte pretendimet se fushata negative e liderit të opozitës shqiptare kundër qeverisë mund të komplikonte bisedimet e tij me zyrtarët e lartë të BE, këtë javë.

Akuzat e Bashës

Që nga fillimi i këtij viti, udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pretenduar se Rama dhe partia e tij, ndihmojnë trafikantët e drogës. Por, dy javë më parë, kryeministri shqiptar i shkroi një letër personale të gjithë 28 liderëve të qeverive të BE duke iu lutur për  ta ndihmuar në kapje bosëve të krimit të Shqipërisë, ndërsa Basha përsëriti pretendimet e tij në një intervistë për Neësëeek. Megjithëse deri më tani nuk ka dëshmi për pretendimet e tij, ato duket se janë pjesë e fushatës afatgjatë të zhvilluar në mars, kur vizitoi Uashingtonin për të nënshkruar kontrata me një grup lobistësh amerikanë.

Kontratat e PD-së

Pas një sërë zbulimesh të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë të enjten (30 nëntor) tha se prokurorët e rrethit të Tiranës kishin hapur zyrtarisht një hetim mbi llogaritë e Partisë Demokratike rreth asaj se sa kishte shpenzuar në kompanitë lobuese të SHBA. Sipas raporteve të BIRN, lobistët, të lidhur të gjithë me partinë republikane amerikane, u ofruan kontrata me vlerë afërsisht 1 milion dollarë, shumica e të cilave u kaluan përmes entiteteve në det të hapur dhe nuk u regjistruan si shpenzime partiake sipas ligjit zgjedhor të Shqipërisë.

Basha u përgjigj se partia e tij ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe ka pohuar se akuzat e Partisë Socialiste për “pastrimin e parave” ishin “një mashtrim për të shmangur të vërtetën” në lidhje me Kryeministrin Rama, ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe socialistë të tjerë në pushtet zyrtarë të akuzuar në mënyrë të përsëritur nga opozita për lidhje kriminale.

Megjithatë, ka frikë se lufta e brendshme mund të ndikojë negativisht në shtytjen e madhe diplomatike të takimit të Ramës në Bruksel këtë javë, ku ai do të thotë se vendi po bën përparim të mirë në reformat e kërkuara nga BE për Shqipërinë për të filluar zyrtarisht bisedimet e pranimit.

Takimet e Ramës

Të hënën, Rama do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe të martën do të ketë  një takim me homologun e tij të parlamentit, Antonio Tajani. Rama pritet gjithashtu të ketë diskutime me Presidentin e Komisionit Jean-Claude Juncker.

Takimet vijnë pasi Komisioni Evropian në mars, rekomandoi që vendet anëtare të BE të konsiderojnë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, megjithëse komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn paralajmëroi se ende duhej të tejkaloheshin pengesat, duke përfshirë një ekonomi hije të lidhur me tregtinë e drogës, mungesën e transparencës dhe pretendimet e vazhdueshme për korrupsion.

Më parë këtë vit, Rama doli fitimtar nga zgjedhjet kombëtare, një rezultat që i dha atij një mandat për të nxitur masat e kërkuara për Shqipërinë për t’u bashkuar me BE.

Në mars, shefja e çështjeve të punëve të jashtme të BE Federica Mogherini vlerësoi Rama dhe Shqipërinë “për punën e vështirë që kanë bërë gjatë këtij viti” duke shtuar “besimin e plotë dhe mbështetjen e Shqipërisë”. Ajo ndau shpresën e saj për “ta sjellë këtë vend brenda Evropës”.

Rama ka thënë se shpreson që Shqipëria do të marrë një dritë jeshile për bisedimet zyrtare të BE për të filluar në fund të vitit 2017.

Hetimi ndaj PD-së

Prokuroria e Shqipërisë javën e kaluar konfirmoi se po heton mashtrimin ose falsifikimet e mundshme në pasqyrat financiare të partisë opozitare. Kreu i Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, Petrit Fusha, i tha BIRN-it se po mbledhin dokumente mbi kontratat lobuese të partisë në Uashington. Kërkesat për informacion ishin dërguar në parti dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Prokurorët u alarmuan pasi BIRN zbuloi se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike nënshkroi dy kontrata me lobistët amerikanë Stonington Strategies për të siguruar takime me figura të larta në administratën e Presidentit Donald Trump.

Kompania tha se mori dy pagesa nga PD me vlerë 525,000 dollarë amerikanë plus një pagesë e tretë prej 150,000 dollarë amerikanë nga “Biniatta Trade LP” – një kompani e regjistruar në Skoci, nën pronësinë e dy kompanive Belize.

Pak përpara zgjedhjeve, Basha postoi një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump, por tani raportohet se fondet për mundësinë e tij të fotografisë me Trump erdhën nga një biznesmen i dyshuar turk me emrin Kamil Ekim Alptekin, thuhet se ishte një mik i Bashës.

Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr, u takuan me zyrtarët e qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurimit kombëtar – dhe thuhet se ata kishin diskutuar “mundësinë e transportit të Gulenit në një avion privat në burgun turk , në ishullin e Imrali “.

Shqipëria – së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – u njoh si një vend kandidat potencial për pranimin në BE në 2003 dhe paraqiti zyrtarisht një aplikim për anëtarësim në prill 2009. Në tetor 2012, Komisioni rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit të BE-së, masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe rishikimin e rregullave parlamentare të procedurave. TIRANA TODAY

Tags: bashaBrukselRamënshoqëron

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Serbia kundër Interpol: Fati i Haradinajt në “dorën” tonë

Serbia kundër Interpol: Fati i Haradinajt në “dorën” tonë

Jeruzalemi “fut në sherr” Jordaninë dhe SHBA-në

Jeruzalemi “fut në sherr” Jordaninë dhe SHBA-në

Kalon rreziku i përmbytjeve, zhduket paqja mes Ramës e Bashës

Kalon rreziku i përmbytjeve, zhduket paqja mes Ramës e Bashës

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com